Faqja propagandistike dhe e njohur për përmbajtje tendencioze “Kosovo i Metohija” ka publikuar një shkrim ku raportohet se një grup vullnetarësh rusë dhe serbë ka organizuar tre turne sportive bamirëse në Beograd, Višegrad dhe Rashkë, me qëllim mbledhjen e fondeve për Manastirin e Shën Petkës në veri të Kosovës.
Sipas përmbajtjes së publikuar nga kjo faqe, aktivitetet u mbajtën në fund të tetorit dhe në to morën pjesë gjashtëmbëdhjetë skuadra nga disa qytete serbe. Një turne në Rashkë ishte i dedikuar Slavës së Shën Petkës, ndërsa banorët e Surçinit kontribuuan duke organizuar një turne në fushën e tyre lokale dhe duke siguruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Po sipas shkrimit, shumat e mbledhura të parave janë transferuar në llogarinë e manastirit. Grupi i vullnetarëve deklaron se për tri ditë organizuan tri turne vëllazërore dhe vizituan edhe vende historike në Višegrad dhe Rashkë.


Organizatorët pretendojnë se aktivitetet e tyre nuk janë ndjekur nga mediat, ndërsa videot dhe fotot e turneve janë publikuar në profilin e tyre në Instagram.

Shkrimi i publikuar nga “Kosovo Metohija” përputhet me narrativat e zakonshme të faqes, e cila shpesh raporton për temat e Kosovës me tendencë të qartë, nxitjen e propagandës.

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin