Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Përplasja me propagandën: Prokuroria e Lartë në Serbi padi ndaj Informer dhe Kurir për lajme të rreme

The Geopost December 9, 2025 3 min read

Foto credit: ATA

Share the news

Pas shumë vitesh të përhapjes së propagandës dhe dezinformatave, tabloidet pro-qeveritare në Serbi po përballen më në fund me pasoja ligjore për raportimin e tyre jo objektiv.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik (VJT) ka njoftuar nisjen e procedurave gjyqësore kundër mediave Informer dhe Kurir, për përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me këtë institucion.

Masa u ndërmor pas publikimit të një artikulli me titullin: “A e ka mashtruar Dolovac publikun në Serbi? Faqja e Eurojust nuk konfirmon deklaratat e saj në Hagë”, në të cilin, sipas VJT-së, pretendohej në mënyrë të rreme se Prokurorja e Lartë Publike Zagorka Dolovaq nuk kishte qenë e pranishme në selinë e Eurojust (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Fushën e Drejtësisë Penale) në Hagë.

Në deklaratën e Prokurorisë thuhet se injoranca e gazetarëve dhe redaktorëve nuk mund të justifikojë dezinformimin e qëllimshëm të publikut, ndërsa tabloidet akuzohen se vazhdojnë një fushatë shpifëse kundër institucionit të Prokurorisë së Lartë.

Ndërkohë, fillimisht këtij muaji, Gjykata e Parë Themelore në Beograd shpalli fajtore redaktoren e Večernje novosti, Andrijana Nešić, për veprën penale të fyerjes, pas padisë së avokatit Zdenko Tomanović. Ajo u dënua me gjobë prej 450 mijë dinarësh dhe ndalim për ushtrimin e detyrës së redaktores.

Paditë e reja hapin dy dilema kryesore: A do të ndalen tabloidet nga përhapja e dezinformatave dhe a rrezikojnë edhe mediat e pavarura të vihen nën shënjestër të prokurorisë?

Avokati Viktor Gostiljaq vlerëson se për herë të parë, prokuroria po bëhet vetë viktimë e shpifjeve, si shumë figurat publike ndër vite.

Ai kërkon rikthimin e shpifjes si vepër penale në Kodin Penal të Serbisë dhe vendosjen e dënimeve më të rënda për sulme ndaj reputacionit.

“Vendimi kundër redaktores së Novosti është mesazh se shpifjet s’kanë më kaluar pa pasoja,” theksoi ai.

Megjithatë, Gostiljac parashikon se tabloidet nuk do të qetësohen dhe paditë do të nxisin më tej konfliktin.

Prokurori Goran Iliq dyshon se paditë do të sjellin ndryshim real.

Ai kujton se tabloidet kanë zhvilluar edhe më herët fushata kundër prokurorëve, pa reagim institucional.

“Jam kundër përdorimit selektiv të institucioneve, vetëm kur sulmohet një person i vetëm,” tha Iliq.

Sipas tij, nëse ka bazë ligjore, vetë Prokurorja e Lartë duhet të ngrejë padi personale, si kolegët e saj më parë.

Avokatja Marija Babiq nga Shoqata e Pavarur e Gazetarëve thotë se tabloidet prej kohësh kanë kaluar kufijtë e raportimit profesional, duke manipuluar publikun dhe duke ndërtuar fushata kundër individëve e institucioneve.

Ajo paralajmëron se përdorimi selektiv i mekanizmave ligjorë mund të jetë problematik.

Megjithatë, Babiq shton se edhe qindra padi të mëparshme nuk kanë arritur të ndryshojnë politikat editoriale të mediave propagandistike./TheGeopost.

Continue Reading

Previous: “Vit vdekjeprurës për gazetarët”, Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë të vrarë gjatë 2025-ës
Next: Serbia me 98 sulme, Rusia me 48 gazetarë të arrestuar, ndërsa Kina me rekord botëror – liria e medias në pikë kritike

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë

The Geopost July 27, 2026
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi

The Geopost July 27, 2026
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

The Geopost July 21, 2026
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997

The Geopost July 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.