Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme
  • Siguri

“Jo ndarje, jo kufij të rinj”: Kosova pjesë e NDAA 2026, mbështetja amerikane bëhet pjesë e legjislacionit të sigurisë

The Geopost December 9, 2025 2 min read
Share the news

Në draft-ligjin amerikan të mbrojtjes NDAA 2026 (National Defense Authorization Act), një nga dokumentet më të rëndësishme të sigurisë kombëtare në SHBA, është përfshirë për herë të parë një seksion i posaçëm që kodifikon qartë politikën e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor – përfshirë Kosovën.

The Geopost, ka parë draftin në të cilin konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm diplomatik, që vendos në tekst ligjor parimet kryesore të qasjes amerikane ndaj rajonit.

Ky seksion, i cili është pjesë e paketës që tashmë ka kaluar në Senat dhe pret miratimin në Dhomën e Përfaqësuesve, e definon Ballkanin Perëndimor si një rajon me rëndësi strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

SHBA-të theksojnë se zhvillimi demokratik dhe integrimi euro-atlantik i vendeve të rajonit është interes kyç i sigurisë amerikane.

Mbështetje e qartë për Kosovën dhe rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Përmes këtij seksioni, SHBA-të riafirmojnë se përkrahin fuqishëm Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Përfshirja e këtyre qëndrimeve në një ligj të sigurisë kombëtare konsiderohet një hap i ri në forcimin e rolit të SHBA-ve si garant të stabilitetit në rajon.

Ligji nënvizon gjithashtu mbështetjen për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e transparencës në prokurimet publike – elemente kyçe për avancimin e vendeve të Ballkanit drejt strukturave euro-atlantike.

Dialogu Kosovë–Serbi: Njohja reciproke si rezultat përfundimtar

Një prej pikave më të rëndësishme të seksionit është definimi i qëndrimit amerikan për procesin e dialogut Kosovë–Serbi.

NDAA 2026 e përcakton qartë se: SHBA-ja përkrah dialogun e bazuar në njohje reciproke, kundërshton çdo ide për ndarje territoriale, korrigjim kufijsh ose shkëmbim territoresh mbi baza etnike.

Ky formulim shënon konfirmimin më të fortë të deritanishëm ligjor të pozicionit të SHBA-së në lidhje me statusin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Seksioni ngre shqetësimin për rritjen e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkan, duke theksuar nevojën për forcimin e sigurisë energjetike, bashkëpunimit rajonal dhe rezistencës institucionale ndaj kërcënimeve të jashtme.

Ligji evidenton se rajoni përballet me sfidën e madhe të largimit të të rinjve, papunësisë dhe mungesës së perspektivës ekonomike.

SHBA-të synojnë të mbështesin iniciativa që nxisin rritjen ekonomike, inovacionin dhe krijimin e mundësive për të rinjtë në vendet e Ballkanit.

Përfshirja e këtyre dispozitave në NDAA 2026 konsiderohet një nga sinjalet më të forta të vijimësisë së politikës amerikane në favor të stabilitetit të Kosovës dhe rajonit, duke e konfirmuar se partneriteti strategjik mes Kosovës dhe SHBA-ve mbetet themeli i sigurisë dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor./TheGeopost.

Tags: Ballkan Kosova NATO SHBA Siguria Kombëtare

Continue Reading

Previous: Nëntë sulme këtë vit – si po shkatërrojnë dronët ukrainas rafinerinë Ryazan, furnizuesen kryesore të Moskës
Next: SHBA paralajmëron: Serbia, nyja qendrore e ndërhyrjeve ruse dhe kineze

Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”? 6 min read
  • Ballkan

Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”?

The Geopost July 16, 2026
Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit 1 min read
  • Ballkan

Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

The Geopost July 16, 2026
Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq 2 min read
  • Ballkan

Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq 1 min read
  • Ballkan

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne 2 min read
  • Ballkan

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne

The Geopost July 16, 2026
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza

The Geopost July 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.