Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Siguri

Nga Evropa në Ballkan: Çfarë paralajmëron Strategjia e re e Sigurisë së SHBA-së?

The Geopost December 6, 2025 3 min read
Share the news

Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2025 ka ndezur debat në të gjithë kontinentin, ngase nuk ngjan me asnjë dokument të mëparshëm amerikan për Evropën.

Ajo nuk fsheh asgjë pas frazave diplomatike: për Washingtonin, Evropa është një kontinent në rënie, si ekonomikisht, demografikisht dhe politikisht, ndërsa Ballkani shfaqet si laboratori i pasojave të kësaj rënieje.

Dokumenti, i përgatitur nga Administrata e presidentit Donald Trump, është më shumë se një vizion sigurie, është një diagnozë e ashpër e rrugës që po ndjek Evropa dhe një paralajmërim se koha e mbështetjes së pakushtëzuar të SHBA-së ka marrë fund.

Në thelb të strategjisë qëndron ideja se Evropa ka humbur ritmin e saj historik. Strategjia argumenton se Evropa ka hyrë në një cikël vetëkufizimi, ku ideologjitë politike dhe institucionale po e shtyjnë kontinentin larg fuqisë së tij ekonomike dhe kulturore.

Raporti e përshkruan Evropën si një kontinent që po humb edhe themelet e identitetit të vet. Rënia demografike, migracioni masiv dhe polarizimi shoqëror paraqiten në dokument si faktorë që rrezikojnë kohezionin e brendshëm evropian.

Lufta në Ukrainë ka shtuar një peshë të rëndë mbi supet e Evropës. Në vend që ta paraqesë luftën si betejë ekzistenciale për të ardhmen e demokracive perëndimore, siç kanë bërë administratat e mëparshme amerikane, strategjia e re e sheh agresionin rus në Ukrainë si barrë që po e shtyn kontinentin drejt konsumimit të burimeve, dobësimit të ekonomisë dhe përshkallëzimit të rrezikut.

Rajoni i Ballkanit tradicionalisht ka qenë terren i rivaliteteve të mëdha dhe mbetet sot një nga pikat e ndjeshme të ndikimit rus në Evropë. Serbia, me lidhjet e saj të thella me Moskën, paraqet sfidën kryesore për strategjinë e re amerikane në rajon. Washingtoni kërkon stabilitet dhe mbyllje të konflikteve, ndërsa Beogradi vazhdon të luajë me dy kahje, duke balancuar mes Perëndimit dhe Moskës për përfitime politike dhe strategjike.

Për Kosovën, ndryshimi në tonin amerikan përbën paralajmërim serioz.

Ajo mbetet një aleate thelbësore e SHBA-së, por raporti tregon qartë se Washingtoni nuk e sheh më Ballkanin si prioritet strategjik të nivelit të lartë. Mbështetja do të vazhdojë, por jo me intensitetin që është parë në dekadat pas luftës.

SHBA-ja kërkon që Bashkimi Evropian të marrë rol më të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe në menaxhimin e dinamikave të rajonit.

Pikërisht në këtë pikë shfaqet problemi më i madh: BE-ja nuk ka treguar aftësi të plotë për të menaxhuar vetë Ballkanin. Procesi i zgjerimit është bllokuar, vendet anëtare janë të përçara dhe mungesa e një strategjie të qartë për rajonin ka krijuar vakuum që aktorët e jashtëm, siç është Rusia, Kina, Turqia, e kanë shfrytëzuar me shpejtësi.

Strategjia amerikane duket se e njeh këtë realitet, por përkundër kësaj, kërkon që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi, me argumentin se SHBA-ja nuk mund të jetë më garantuesi i vetëm i sigurisë së kontinentit.

Në thelb të të gjithë raportit qëndron një mesazh i qartë: Amerika nuk dëshiron të shohë një Evropë të varur. Qëllimi nuk është të tërhiqet nga kontinentit, por të nxisë një reformim të thellë evropian, ku vendet e BE-së të marrin përsipër më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet.

SHBA-ja kërkon një Evropë të fortë, konkurruese, të aftë për të mbrojtur kufijtë e saj dhe për të kundërshtuar autoritarizmat globalë, pa pritur ndërhyrje të vazhdueshme nga Washingtoni.

Në fund, strategjia potencon se nëse Evropa arrin të reformohet dhe të rimarrë vetëbesimin, rajoni mund të hyjë në një fazë të re stabiliteti dhe integrimi. Por nëse BE-ja vazhdon të lëvizë ngadalë, e përçarë dhe pa vizion, atëherë Ballkani do të mbetet zonë e brishtë, ku ndikimet ruse e kineze rriten dhe ku konfliktet e ngrira lehtë mund të rikthehen.

/The Geopost

Tags: Ballkani Perëndimor BE Kosova SHBA Siguria

Continue Reading

Previous: KFOR forcon praninë dhe patrullimet në Kosovë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin
Next: Gjermania i kthen përgjigje Washingtonit lidhur me Strategjinë e Sigurisë

“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90

The Geopost August 31, 2026
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë

The Geopost August 31, 2026
Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste të Serbisë 4 min read
  • Ballkan

Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste të Serbisë

The Geopost August 31, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve 7 min read
  • Ballkan
  • News

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

The Geopost August 31, 2026
Kërcënim i rëndë nga një kanal serb në Telegram: “Novi Pazari do të bëhet Vukovari i ri, Sjenica Srebrenica e dytë” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kërcënim i rëndë nga një kanal serb në Telegram: “Novi Pazari do të bëhet Vukovari i ri, Sjenica Srebrenica e dytë”

The Geopost August 30, 2026
Përleshje dhe gaz lotsjellës në Serbi, Demokratët Evropianë godasin Vuçiqin: Nuk është gati për zgjedhje të ndershme 2 min read
  • Ballkan
  • News

Përleshje dhe gaz lotsjellës në Serbi, Demokratët Evropianë godasin Vuçiqin: Nuk është gati për zgjedhje të ndershme

The Geopost August 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.