Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Për Rusinë, Ukraina mbetet një hap i parë në një lojë shumë më të madhe”, Von der Leyen: Evropa duhet të vazhdojë presionin mbi Moskën

The Geopost November 27, 2025 2 min read
Share the news

Evropa duhet të rrisë presionin mbi Moskën, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas saj, pavarësisht qëllimit të saj të deklaruar për t’u angazhuar në bisedime paqeje, “mentaliteti i Rusisë nuk ka ndryshuar”.

Derisa bisedimet e paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrenë perspektivën e lehtësimit ekonomik për Moskën pavarësisht sulmit të saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës, von der Leyen ka nënvizuar se Rusia mbetet e vendosur për të “rivizatuar përgjithmonë hartat”.

“Që nga fillimi, Rusia gjithmonë ka besuar se mund të mbijetojë mbi Ukrainën, Evropën dhe të gjithë aleatët e saj… Dhe kjo është arsyeja pse çdo herë që ka përparim serioz drejt negociatave që mund të sjellin një paqe të vërtetë, dhuna përshkallëzohet”, tha ajo duke iu referuar sulmeve të fundit ruse kundër popullsisë civile të Ukrainës.

Plani amerikan prej 28 pikash, i i kërkon Ukrainës të dorëzojë tokë, të pranojë kufizime në ushtrinë e saj dhe të heqë dorë nga synimet për t’iu bashkuar NATO-s. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e përshkroi planin si bazë për zgjidhjen e konfliktit, porse me mundësinë që Moska mund t’i kundërshtojë disa pika.

“Zhurmat nga Kremlini në ditët e fundit thonë shumë për qëllimet e tij të vërteta. Për ta, Ukraina mbetet një hap i parë në një lojë shumë më të madhe”, ka thënë von der Leyen./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Bisedime paqeje: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar këmbëngulin në krijimin e një force shumëkombëshe për Ukrainën e pasluftës
Next: Trump dërgon Witkoff për t’u takuar me Putinin, ndërsa bisedimet e paqes duket se po fitojnë vrull

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.