Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

BE kushtëzon Serbinë: Zgjidhja e rastit Banjska, hap vendimtar për hapjen e grupit të tretë

The Geopost November 19, 2025 2 min read
Share the news

Serbia ka plotësuar kriteret teknike për hapjen e grupit të tretë të kapitujve negociues, por progresi i saj drejt BE-së mbetet i kushtëzuar me përmbushjen e detyrimeve politike të parashtruara nga vendet anëtare – në qendër të të cilave është zgjidhja e plotë e rastit “Banjska”, deklaroi të martën komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Në një takim me gazetarë në kuadër të Forumit të Zgjerimit të BE-së, Kos bëri të ditur se zbatimi i detyrimeve të mbetura është vendimtar, transmeton The Geopost.

Zgjidhja e rastit të sulmit në Banjskë, miratimi i ligjeve për median, pastrimi i listës së votuesve dhe reformat në REM, siç ta Kos, janë kërkesat kryesore të vendeve anëtare që duhet të përmbushen para çdo hapi të ri në negociata.

Më 24 shtator 2023, në Banjska të Zveçanit një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Grupi u udhëhoq nga Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për aksionin. Operacioni u cilësua si tentativë e organizuar për destabilizim në veri. Ngjarja u dënua nga ndërkombëtarët dhe mbetet një prej incidenteve më serioze të viteve të fundit në marrëdhëniet Kosovë–Serbi.

“Ne po ofrojmë një dorë. Nëse Serbia e përmbush këtë, nëse nuk ka pengesë dhe nëse ka zhvillim pozitiv në fushën e medias së lirë dhe lirisë akademike, atëherë ne do të ecim përpara,” tha ajo.

Kritika pati për politikën e dyfishtë të Serbisë, duke thënë se për BE-në është e papranueshme që Beogradi të ruajë orientime paralele drejt Rusisë dhe Bashkimit Evropian, sidomos në kohën kur Rusia po zhvillon luftë në Ukrainë.

“Nëse merrni pjesë në veprimin e ushtrisë që vret njerëz në Ukrainë, harroni procesin e pranimit… Një vend i tillë nuk mund të bëhet anëtar i BE-së,” tha Kos teksa foli për rastet e dhënies së shtetësisë serbe disa qytetarëve rusë të sanksionuar dhe pjesëmarrjen e ushtrisë serbe në stërvitjen ushtarake ruse “Perëndimi”.

Në lidhje me krizën energjetike dhe sanksionet ndaj kompanisë NIS, Kos tha se BE është e gatshme ta ndihmojë Serbinë financiarisht dhe në transformimin e sistemit energjetik, por nënvizoi se shkëputja nga varësia ndaj Rusisë është e pashmangshme.

Kos theksoi se Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për anëtarë të rinj, por edhe të garantojë se zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë, jo më të brishtë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Dy ukrainas që punojnë për Rusinë qëndrojnë pas akteve të sabotimit në linjat hekurudhore, thotë kryeministri polak
Next: Diplomati gjerman: Mirë që Kosova është në anën tonë, manipulimi i Rusisë s’ka vend në kontinentin tonë

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.