Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiqi paralajmëron “kupolën mbrojtëse” dhe forcimin e ushtrisë për marketing politik

The Geopost November 14, 2025 2 min read
Share the news

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar “forcimin e ushtrisë” dhe ndërtimin e të ashtuquajturës “kupolë mbrojtëse” mbi Serbi, duke u thirrur në frikën nga një luftë e mundshme midis Evropës dhe Rusisë. Megjithatë, pas kësaj retorike duket se fshihet më shumë marketing politik dhe përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet ekonomike dhe shoqërore në vend, sesa një kujdes real për sigurinë e Serbisë.

Ndërsa presidenti serb flet për “mbrojtjen e vendit”, në realitet gjendja në industrinë ushtarake të Serbisë është alarmante. Sipas informatave nga Asociacioni i Sindikatave të Lira dhe të Pavarura, në fabrikat e armëve po përgatiten listat e punëtorëve që do të shpallen tepricë teknologjike.

Analisti ushtarak Aleksandar Radiq thekson se depot janë të mbushura për shkak të ndalimit të eksportit që e ka vendosur vetë Vuçiqi, ndërsa fabrika si “Zastava oružje” në Kragujevc mezi po mbijetojnë.

Loja e dyfishtë me Perëndimin dhe Moskën

Në të njëjtën kohë që në Serbi flet për “pavarësi dhe neutralitet”, Vuçiqi i ofron Evropës rezerva municionesh për eksport dhe deklaron se “nuk ka problem nëse municioni serb përfundon në Ukrainë”.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të ashpra në Moskë – zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, ka kujtuar se “Beogradi është zotuar që armët serbe të mos dërgohen në Ukrainë” dhe e ka akuzuar Vuçiqin se “flet ndryshe në Rusi e ndryshe në Evropë”.

Retorika e frikës si armë politike

Duke folur për “përgatitje për luftë” dhe “kupolë mbrojtëse”, Vuçiqi po përhap një narrativë frike që i mundëson forcimin e kontrollit mbi institucionet dhe zhvendosjen e vëmendjes publike nga problemet e brendshme.

Në një kohë kur në Serbi po pushohen punëtorë, fabrikat po ngelen pa punë, ndërsa qytetarët përballen me rritjen e çmimeve dhe varfërinë, presidenti në vend të zgjidhjeve konkrete ofron militarizim dhe parulla boshe patriotike.

Continue Reading

Previous: Rritet presioni politik ndaj Belgjikës për të mbështetur kredinë e dëmshpërblimeve për Ukrainën
Next: ‘Boshti Moskë-Beograd-Lubjanë’: Dr. Verčič shpalos luftën ‘subtile’ informative të Rusisë

Azerbajxhani proteston ndaj Rusisë pasi ambasada në Kiev u dëmtua nga sulmi me raketa ruse 3 min read
  • Lajme

Azerbajxhani proteston ndaj Rusisë pasi ambasada në Kiev u dëmtua nga sulmi me raketa ruse

The Geopost November 16, 2025
Japonia i kërkon Kinës të zvogëlojë reagimin në debatin për Tajvanin 3 min read
  • Lajme

Japonia i kërkon Kinës të zvogëlojë reagimin në debatin për Tajvanin

The Geopost November 16, 2025
Kallas konfirmon se BE po punon për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë 2 min read
  • Lajme

Kallas konfirmon se BE po punon për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

The Geopost November 16, 2025
Gjermania miraton planin e ri të shërbimit ushtarak për të rritur numrin e trupave 5 min read
  • Lajme

Gjermania miraton planin e ri të shërbimit ushtarak për të rritur numrin e trupave

The Geopost November 15, 2025
Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi 7 min read
  • Lajme

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

The Geopost November 15, 2025
Rruga e Ballkanit Perëndimor – Rrugë e re për migrantët kinezë drejt perëndimit 9 min read
  • Lajme

Rruga e Ballkanit Perëndimor – Rrugë e re për migrantët kinezë drejt perëndimit

The Geopost November 15, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.