Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka pranuar të paguajë shumën e caktuar nga gjykata për të shmangur vuajtjen e një dënimi me një vit burg, të cilin e kishte marrë pas një vendimi përfundimtar për mosrespektim të urdhrave të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Duke vendosur mbi kërkesën e mbrojtjes së të dënuarit Milorad Dodik për zëvendësimin e dënimit të shqiptuar me burg me gjobë, Gjykata, në përputhje me rregulloret ligjore, nxori një vendim me të cilin, pas deklaratës së Prokurorisë së BeH-së, u miratua propozimi i lartpërmendur i mbrojtjes dhe i dënuari Milorad Dodik u dënua me gjobë në vend të burgut”, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.
Dodik pagoi shumën prej 18 mijë euro, duke shmangur kështu qëndrimin pas hekurave për 365 ditë. Ligji në Bosnje dhe Hercegovinë lejon zëvendësimin e dënimeve me burg deri në një vit me gjobë, nëse plotësohen kushtet ligjore dhe nëse gjykata e miraton një kërkesë të tillë.
Përveç dënimit penal, Dodikut iu shqiptua edhe një masë shtesë ndaluese, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve politike për një periudhë prej gjashtë vitesh. Në bazë të këtij vendimi, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ) i hoqi mandatin si president i entitetit të Republikës Srpska.

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia