Drejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka lidhur arrestimin e Igor Popoviqit me dialogun, duke pretenduar se kësisoj Kosova po e “mbyt” atë.
Kështu deklaroi ai pas një bisede që pati me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, të cilit i është ankuar se “janë të shqetësuar” pas arrestimit të Popoviq nga autoritet e Kosovës.
Më 18 korrik, Popoviq derisa ishte në Hoqë të Madhe, e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”, ndërkohë që ndodhej atje për të marrë pjesë në përvjetorin e vrasjes së serbëve në territorin e komunës së Rahovecit.
Arrestimin e tij, Petkoviq e ka quajtuar “hakmarrje politike”, ndërsa ka shtuar se paraburgimi i tij “nuk bazohet në sundim të ligjit”.
“Prishtina vazhdon me veprime përshkallëzuese, me ngritjen e tensioneve dhe shkaktimin e krizave në terren dhe me veprimet e saj, përfshirë edhe arrestimin e ndihmësit tim Igor Popoviq, po e zhvlerëson dhe po e mbyt drejtpërdrejt dialogun”, ka thënë Petkoviq.
Lidhur me arrestimin e ndihmësit të Petkoviq, Igor Popoviqit, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i cili e ka kërcënuar se “Serbia do të marrë masat hakmarrëse”.
Kujtojmë se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Kosova nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja./The Geopost/

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës