Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Torres: Dezinformimi i Rusisë dhe Kinës kërcënon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, Kosova duhet të reagojë më fuqishëm

The Geopost May 9, 2025 3 min read
Share the news

 

Në një raport të fundit mbi sigurinë e Kosovës, Parlamenti Evropian ka theksuar kërcënimin në rritje që paraqesin fushatat e dezinformimit të Rusisë dhe Kinës, të cilat kanë si qëllim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sipas raportit, aktorë të jashtëm si Rusia po punojnë aktivisht për të minuar sovranitetin e Kosovës dhe për të penguar rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përmes përpjekjeve të koordinuara të dezinformimit.

Rreth dezinformimit nga Rusia dhe Kina, gjersa thekson se kanë qëllim që të destabilizojnë rajonin ka folur raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Ai në një postim në platformën X shkruan se në raportin e tij për Kosovën, vëmendje të veçantë i ka kushtuar sigurisë.

“Në raportin tim për Kosovën, i kushtoj vëmendje të veçantë sigurisë. Dezinformimi nga Rusia dhe Kina ka për synim të destabilizojnë rajonin dhe të pengojnë rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Parlamenti Evropian nxit Kosovën të reagojë më fuqishëm ndaj këtyre kërcënimeve të jashtme”, shkruan ai.

Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) ka theksuar nevojën urgjente që Kosova të zhvillojë masa më të fuqishme kundër këtyre kërcënimeve të jashtme. Këto fushata dezinformimi, shpesh të përhapura përmes kanaleve mediatike dhe rrjeteve sociale, kanë për qëllim të polarizojnë opinionin publik, të krijojnë ndasi dhe të dobësojnë besimin në institucionet demokratike.

Prezantimi i raportit të fundit të Parlamentit Evropian (PE) ka nxjerrë në pah dallimet e dukshme në qasjen që Bashkimi Evropian (BE) ka ndaj Serbisë dhe Kosovës në procesin e integrimit evropian

Në raportin për Serbinë, BE-ja ka shfaqur një ton tejet kritik, duke përmendur madje edhe mundësinë e ndërprerjes së procesit të integrimit.

Raportuesi i PE-së për Serbinë, Tonino Picula, kritikoi ashpër qëndrimin e qeverisë serbe ndaj protestave dhe bllokadave të fundit, si dhe vendimet në politikën e jashtme, përfshirë edhe vizitën e fundit të presidentit Aleksandar Vuçiq në Moskë.

Duke iu përgjigjur kritikave, Vuçiq deklaroi se “nëse BE-ja dëshiron ndëshkim, le të ndëshkojë mua, jo të gjithë vendin”, por analistët thonë se kjo nuk i qëndron. Dragoslav Rasheta nga organizata “Rruga e Tretë e Re” vlerëson se raporti i PE-së përdor gjuhën më të ashpër deri më sot dhe sugjeron se integrimi evropian i Serbisë perceptohet si një proces i bllokuar.

Sipas Rashetës, raporti bën thirrje për reforma rrënjësore në fusha të shumta, përndryshe Serbia nuk do të arrijë objektivat e saj për vitin 2026.

Ai thekson gjithashtu se PE rekomandon që Komisioni Evropian të rishqyrtojë ndihmën financiare për Serbinë, nëse ajo vazhdon të ndjekë politika që bien ndesh me vlerat dhe parimet e BE-së.

“Retorika e Vuçiqit është tregues i tendencave autokratike, për të cilat paralajmëron vetë raporti,” tha Rasheta, duke shtuar se vizita në Moskë synon mobilizimin e elektoratit nacionalist dhe rusofil në Serbi, në dëm të perspektivës evropiane të vendit.

Në anën tjetër, raporti për Kosovën ishte dukshëm më i butë dhe më i fokusuar në progresin e saj drejt integrimit evropian.

PE-ja përsëriti nevojën për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, por theksoi edhe përparimet e Kosovës në këtë proces.

Kryetarja e Lëvizjes Popullore Serbe, Milija Bishevac, e cilësoi raportin për Kosovën si jo tërësisht përfaqësues të realitetit në terren.

Sipas saj, edhe pse BE-ja insiston në dialog, mungesa e një strategjie të qartë dhe fokusi i saj në krizën në Ukrainë kanë bërë që procesi të ngecë.

Bishevac shtoi se Lista Serbe nuk ka rol të vërtetë në institucionet e Kosovës, dhe mungesa e përfaqësimit adekuat të serbëve është një problem serioz.

“Është turp për shoqërinë që serbët, të cilët mund të jenë një faktor konstruktiv në politikëbërjen kosovare, mbeten të margjinalizuar,” deklaroi ai.

 

/www.gazetaexpress.com

Continue Reading

Previous: Robert Prevost bëhet Papa i parë amerikan dhe merr emrin Leo XIV.
Next: Kievi tha se zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit, Budapesti dëbon diplomatë ukrainas

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.