Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Qeveria serbe ndan 300 mijë dinarë për të arrestuarit për krime lufte në Kosovë

The Geopost April 25, 2025 1 min read
Share the news

Qeveria e Serbisë miratoi sot pagesën e një granti prej 300 mijë dinarësh (2558.90 euro) për të arrestuarit në Kosovë nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve, raporton Danas.

Këtë ndihmë financiare, Serbia thotë se e ndan për të arrestuarit  për “procese penale të fabrikuara, të nisura me qëllim, përndjekje politike”.

“Qeveria e Serbisë ka miratuar një Konkluzion për pagesën e kësaj ndihme financiare të njëhershme personave në burgje dhe paraburgim nga autoritetet në Prishtinë në Kosovë”, thuhet në këtë deklaratë.

“Ndihma u dedikohet atyre ndaj të cilëve po zhvillohet një procedurë penale e fabrikuar për krimet e dyshuara të kryera gjatë konflikteve të armatosura të viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë i, si dhe në procedura të tjera të fabrikuara penale të nisura me qëllim të përndjekjes politike”.

Po ashtu, thuhet “se në këtë mënyrë do të sigurohet ndihma e njëhershme financiare në vlerë prej 300 mijë dinarë për personat që për këto arsye ndodhen në burgjet dhe njësitë e paraburgimit në Kosovë, sipas evidencës”.

Pagesa e kësaj ndihme të njëhershme do të bëhet “sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Previous: Fermerët uzbekë thonë se po detyrohen t’ua lëshojnë tokën kompanive kineze
Next: Shkrim autorial për The Geopost Dragan Sormaz

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.