Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të plota ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), dhe kjo do të ndodh për shkak të pronësisë ruse, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Kjo pritet të ndodhë së shpejti, citohet të ketë thënë Vuçiq.
“E kur një kompani vendoset nën sanksionet e SHBA-së, atëherë askush nuk do të punojë me të”, ka shtuar ai.
Porse sipas tij, një vendim të tillë nuk e ka marrë ShBA-ja.
“Ky është një vendim gjeopolitik, një vendim i madh. Ne nuk kemi dëgjuar kurrë që këtë vendim e kanë përgatitur amerikanët, këtë lloj vendimi e kanë përgatitur evropianët”, ka thënë ai derisa ka shtuar se këtyre sanksioneve do tu bashkohen edhe britanikët.
Ai vuri në dukje se është e qartë pse ka insistuar për ndërtimin e një tubacioni nafte për në Hungari, por siç tha ai, duhet të flasin edhe me amerikanët dhe rusët.
/TheGeopost

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan