Financial Times raporton se Rusia ka rekrutuar qindra burra jemenas për të luftuar në Ukrainë, të joshur me paga të larta dhe perspektivë për nënshtetësi ruse.
Raporti i 23 nëntorit thoshte se një kompani e lidhur me Houthi-t i ndihmoi ata të udhëtonin në Rusi, më pas i regjistrua me forcë në ushtrinë ruse dhe i dërgoi në vijat e frontit në Ukrainë.
Sipas raportit, veprimi ilustron se si Kremlini po përpiqet dëshpërimisht të shmangë një mobilizim të plotë të shoqërisë së tij përmes përdorimit të luftëtarëve të huaj, pas raportimeve se Koreja e Veriut ka dërguar mijëra ushtarë për të trajnuar dhe luftuar përkrah forcave ruse./RFE-RL/

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi