Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Përfundon trajnimi i personelit ukrainas për heqje të minave, Hovenier krenar me bashkëpunimin SHBA-Kosovë

The Geopost April 12, 2024 3 min read
Share the news

Sot ka përfunduar trajnimi gjashtë javor i grupit të parë të personelit ukrainas në heqjen e minanve, një trajnim ky i realizuar nga instruktorët e FSK-së në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se është krenar për bashkëpunimin mes dy shteteve për të ndihmuar në përpjekjet që të mbahen të sigurt populli i Ukrainës.

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një nismë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe pajisjeve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që e dëshmojmë këtë përpjekje SHBA-Kosovë për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka thënë Hovenier.

Në ceremoni të diplomimit mori pjesë edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ejup Maqedonci. Ai tha se Republika e Kosovës qëndron e vendosur që krahë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera demokratike të mbështesë luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë rus.

“Tani kur Ukraina po përballet me agresorin rus, qëndresa e popullit ukrainas përbën element të rëndësishëm të të ardhmes së politikave demokratike të shteteve. Kontributi i çdo shteti për të përkrahur të drejtën, paqen, duke mbështetur luftën për liri të shtetit të pavarur ukrainas është i paçmim dhe mbi të gjitha është obligim njerëzor. Në këtë aspekt më vjen mirë që si shtet jemi duke kontribuar në krahun e duhur, atë të popullit ukrainas. Sot përfundoi me sukses trajnimi gjashtë javor i grupit të parë të personelit Ukrainas në fushën e EOD, trajnim ky i realizuar nga instruktorët e FSK-së në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky trajnim përtej njohurive teorike, pajisë me aftësi praktike grupet e trajnuara ukrainase për të trajtuar në mënyrë efektive kërcënimet në formë të mjeteve shpërthyese duke mbrojtur kësisoj jetët dhe infrastrukturën kritike.  Asgjësimi i mjeteve shpërthyese është një aftësi kritike në zonat e konfliktit”, është shprehur Maqedonci.

Ai ka shtuar se ndihma e Kosovës për Ukrainën nuk do të kufizohet vetëm në trajnimin e forcave ukrainase, por do të vazhdohet me dërgimin e pakove të mbështetjes ushtarake për Ukrainën me automjete të blinduara e armatime.

Maqedonci tha se pakoja e parë mbështetëse nga Kosova për Ukrainën tashmë ka arritur atje.

“Shfrytëzoj rastin që t’ju njoftoj këtu që pako e parë mbështetëse me kamionë dhe automjete ushtarake tashmë ka arritur në Ukrainë dhe jemi në fazën e përgatitjeve përfundimtare për dërgimin e pakos së dytë mbështetëse. Si pjesë e Grupit të Kontaktit për Ukrainën do të kujdesemi që të ofrojmë kontributin tonë si shtet, brenda kapaciteteve buxhetore e logjistike të Kosovës. Përgëzoj të gjithë kursantët për përfundimin me sukses të këtij trajnimi dhe jam i bindur që njohuritë e fituara nga ky trajnim do t’i vini në shërbim të popullit dhe vendit tuaj”, ka thënë Maqedonci.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Lavrov viziton Kinën për bisedime për luftën në Ukrainë
Next: “Shpresoj se Ukraina do të humbasë”: Çfarë thanë eurodeputetët për kanalin propagandistik rus

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.