Miliona video që avancojnë agjendat politike qarkullojnë në rrjete sociale, tha sot (e enjte) Jason Steinhauer, anëtar global në Qendrën Wilson në SHBA, derisa foli në “Samitin ballkanik për dezinformimin” të organizuar nga The Geopost për dezinformimin në mediat sociale.
Ai ka treguar milionat e shikimeve që marrin videot në rrjete sociale që tregojnë për historinë dhe të kaluarën që ndikojnë më pas në krijimin e opinionit publik, shkruan The Geopost.

“Sot ka miliona video të historisë elektronike, blogje, memes, podkaste, llogari të mediave sociale dhe artikuj lajmesh të informuara historikisht në ueb që konkurrojnë për marrjen e vëmendjes sonë, duke avancuar agjendat politike dhe tregtare dhe duke riformësuar në mënyrë aktive atë që dimë për të kaluarën”, tha ai.
Ai tha se e kaluara ka rëndësi për të tashmen, prandaj siç tha ai, vjen në shprehje ruajtja nga dezinformimi. “E formësojnë se si njerëzit e kuptojnë të kaluarën dhe sigurisht të gjithë ne në këtë dhomë e dimë sa ka rëndësi kjo. Idetë e të së kaluarës e formësojnë të tashmen dhe të ardhmen. Çfarë mendojmë për të kaluarën ka rëndësi”./The Geopost/

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi