Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

ShBA përgenjështron Dodikun se është “gati për BE”: Jeni i përqafuar me Putinin

The Geopost February 16, 2024 3 min read
Share the news

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnjë e Hercegovinë ka përgenjështruar presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik se ai është gati për Bashkimin Evropian. Ambasada ka shkruar për lidhjen e tij me Vladimir Putinin dhe veprimet destabilizuese të tij kundër Marrëveshjes së Dejtonit.

“Milorad Dodik pretendon se ai është ‘gati për BE’, por përqafimi i tij ndaj Vladimir Putinit dhe pushtimit brutal të Rusisë në Ukrainë, retorika dhe veprimet e tij kundër Dejtonit, dhe sulmet e tij ndaj institucioneve të nivelit shtetëror të nevojshëm për të naviguar në udhëtimin e Bosnjë-Hercegovinës për integrimin euroatlantik e përgënjeshtrojnë pretendimin e zotit Dodik”.

Ambasada Amerikane ka shkruar se integrimi i Bosnjë dhe Hercegovinës në institucionet euroatlantike kërkon përpjekjet kolektive të të gjithë akterëve politikë.

“Në vend që të angazhohet në negociata me mirëbesim me partnerët e tij qeverisës të koalicionit, z. Dodik vazhdon të praktikojë një politikë bllokimi dhe shantazhi, ndërsa kërkon të fajësojë të tjerët për mungesën e progresit. Kushtet 1+3 të përcaktuara nga Bashkimi Evropian janë të qarta dhe të lehta për t’u kuptuar. Standardet e kërkuara për t’i përmbushur ato janë të drejtpërdrejta dhe të thjeshta. Pyetja për zotin Dodik është nëse ai është i përgatitur të bëjë punën e nevojshme për përmbushjen e këtyre kushteve, punë që mund dhe duhej të kishte përfunduar muaj më parë. Deri më tani, përgjigjja është ‘jo’”, thujet në shkrimin e Ambasadës.

“Ultimatumet e zotit Dodik nuk përbëjnë një angazhim të mirëbesimit me partnerët e tij të koalicionit dhe nuk pasqyrojnë një angazhim të vërtetë ndaj BE-së. Pengesa kryesore drejt një të ardhmeje evropiane për BiH është z. Dodik dhe politika e tij shkatërruese. Ai tani dëshiron t’i shpëtojë përgjegjësisë për veprimet e tij, por nëse BiH nuk bën një hap tjetër përpara në mars, është e qartë se ku do të jetë faji: tek zoti Dodik”, ka përfunduar Ambasada.

Ky është reagimi i radhës ndër shumë të tjerë që ka bërë kundër politikani nacionalist serb i cili gjen mbështetje te Beogradi zyrtar dhe kisha serbe për të gjitha veprimet e tij. Dodik ka kërcënuar shpesh me ndarje.

“Ne po shqyrtojmë seriozisht marrjen e një vendimi për pavarësi dhe shkëputje të Republikës Sërpska [nga Bosnja], nëse nuk zgjidhet çështja e pronës”, tha Dodik nga Beogradi vitin e kaluar kur u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Dodik është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania për përpjekje për destabilizim dhe për korrupsion, ka kërcënuar disa herë se do të kërkojë pavarësinë e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës./TheGeopost

Continue Reading

Previous: Hovenier me mesazh të qartë për çështjen e dinarit: Nuk e sfidojmë Kushtetutën por kemi kërkuar kohë, kjo ka ndikuar në raportet tona
Next: Putin nxit tensionet rajonale ndërsa Blinken mbërrin në Shqipëri: ‘pamje e zymtë’

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025
Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi 4 min read
  • Lajme

Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi

The Geopost October 13, 2025
Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025
Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq 3 min read
  • Lajme

Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq

The Geopost October 11, 2025
Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë 8 min read
  • Lajme

Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

The Geopost October 11, 2025
Rusia bllokon të internetin dhe mesazhet me tekst për klientët evropianë të roaming-ut 2 min read
  • Lajme

Rusia bllokon të internetin dhe mesazhet me tekst për klientët evropianë të roaming-ut

The Geopost October 11, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.