“Një grushtshteti ushtarak?! Amerikanët nxituan urgjentisht në Kiev! Diçka shumë e çuditshme po ndodh, Ukraina në prag të luftës civile!” është titulli dezinformues i një lajmi të publikuar të hënën në portalin “Informer” në Serbi.
https://informer.rs/planeta/vesti/872457/rusija-ukrajina-rat-vojni-udar-zaluzni-vesti

Këtë shkrim, Informer-i serb e mori në gazetën “Asia Times”, e të cilit ia ndërruan titullin.
https://asiatimes.com/2024/02/bidens-emerging-new-ukraine-policy/

Cka shkroi Informer?
“Pse Nuland nxitoi në Kiev? Me shumë mundësi, Shtëpia e Bardhë i tha asaj që të shkonte menjëherë atje në rast se gjërat shkonin keq në Kiev. ‘Është e qartë se ata me të vërtetë kishin frikë se Valery Zaluzhny mund të vendoste ushtrinë dhe ta përdorte atë kundër Volodymyr Zelensky’”, thuhet në material.
Analizë:
Titulli i publikuar në portalin “Informer” është dezinformatë sepse Victoria Nuland është tash e sa vite duke u marrë me Ukrainën dhe shkuarja e saj atje përkon me detyrën që i takon. Prandaj, titulli nuk përkon me shkrimin, dhe është shfrytëzuar si dezinformatë sa për të rritur klikimet në mediumet në fjalë.
Zëvendëssekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, mbërriti në Kiev për shkak të kërcënimit të një grushtshteti ushtarak në Ukrainë, shkruan gazeta “Asia Times”.
“Zëvendëssekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland mbërriti në Kiev më 31 janar”, tha ambasadorja e SHBA në Ukrainë Bridget Brink.
“Sot do të takojmë liderët e qeverisë, veteranët dhe shoqërinë civile për të nënvizuar angazhimin tonë të përbashkët për të mposhtur agresionin rus në Ukrainë”, shkroi Brink në platformën e mediave sociale X.
Në fillim të kësaj jave, Brink mirëpriti tre inspektorë amerikanë që mbërritën në Kiev për të mbikëqyrur ndihmën amerikane.
Nuland ka pasur një histori të gjatë pune në Ukrainë, duke u bërë personi kryesor i SHBA-së në Kiev pas Revolucionit EuroMaidan të vitit 2014 dhe fillimit pasues të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Nuland-it shpesh vlerësohet se ka ndihmuar në kryesimin e përpjekjeve për SHBA-në për të rritur ofrimin e ndihmës dhe asistencës jo-vdekjeprurëse për Ukrainën./G. Venhari-The Geopost/

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”