Shtëpia në ndërtim e sipër me pronar një shqiptar në veri të Mitrovicës është mbuluar nga patrulla nacionaliste serbe e ruse.
“Rusia” është shkruar me shkronja të mëdha dhe xhamat e shtëpisë janë mbuluar me shenja ekstremiste.
Atje kanë shkuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ata kanë deklaruar se kërcënimet e Serbisë nuk i trembin dhe do të vazhdojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në katër komunat veriore, raporton The Geopost.
“Shtëpitë që po rindërtohen me pronarë shqiptarë janë mbuluar me parulla ekstremiste që nuk kanë vend në Kosovë. Çfarëdo gjuhe e urrejtës ndëretnike, çfarëdo gjuhë që nxit dhunë është e dënueshme. Akterët do të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë. Siç e kemi thënë më herët, për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë”, ka thënë Sveçla.
E ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal u shpreh se Qeveria e Kosovës do t’ua garantojë qytetarëve të drejtën elementare për kthim në shtëpitë e tyre, ndërsa ka shtuar se “parullat ekstremiste” tregojnë se Serbia nuk është e interesuar për normalitet.
“E drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre është e drejtë për secilin qytetar, është e drejtë elementare. Qeveria do ta garantojë këtë drejtë. Kemi filluar ndërtimin e 40 shtëpive në katër komunat veriore vitin e kaluar. Këto grafitë tregojnë që Serbia nuk është e interesuar për normalitet dhe nuk është e interesuar të ketë orientimin evropian. Kjo tregon se ku është e orientuar Serbia. Këto nuk na trembin dhe nuk do të ndalim me ndërtimin e shtëpive për të gjithë qytetarët”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, sot nga qytetit i Mitrovicës, është larguar një pllakë e madhe metalike, e cila mbante flamurin e Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e veriut, Veton Elshani.
“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizitë ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë kësaj kohe është larguat edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi’’, tha Elshani.
Ky billbord ka qëndruar në këtë kodër tash e sa vite, përderisa është i dyti që hiqet nga organet e rendit.
/TheGeopost

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan