Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Lavrov “non grata” në Shkup, i quan Blinkenin dhe Borellin “frikacakë”    

The Geopost December 2, 2023 5 min read
Share the news

Me një konferencë për media, shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, ka përfunduar sot pjesëmarrjen në takimin e këshillit ministror të OSBE-së në Shkup. Ai akuzoi diplomatët amerikanë, evropianë dhe britanikë se kanë refuzuar ta takojnë që të mund ta paraqesin si të izoluar, duke i quajtur “frikacakë”.

“Janë munduar me foto nga darka të më paraqesin si të izoluar këtu në Shkup. Por unë kam pasur një darkë të mrekullueshme me verëra dhe gatime maqedonase dhe kam qenë i pranishëm në hapjen zyrtare të takimit të OSBE-së në mëngjes. Dhe nuk kishte njerëz nga Ukraina dhe shtetet baltike, as Blinken dhe Kameruni, as Borel. Ata janë thjesht frikacakë që u përpoqën të më izolonin,” tha Lavrov.

I ballafaquar gjatë tërë samitit me kritika nga gati të gjitha vendet për shkak të agresionit në Ukrainë, Lavrov zgjodhi sulmin si mbrojtje, duke akuzuar Perëndimin për kolapsin e OSBE-së dhe për cenimin e sigurisë evropiane.

“Ne kemi prova të forta që vendet perëndimore nuk i kanë nxjerrë mësimet e tyre, por po përdorin levën e OSBE-së për të fajësuar Rusinë dhe për të vendosur sanksione ndaj nesh. Ne ishim zëri i vetëm i arsyes që OSBE-ja u krijua për bashkëpunim në fushën e sigurisë. Gjithçka është shkatërruar në sferën politike, ka refuzim për miratimin e një konvente për armët, si dhe marrëveshje të shumta për arritjen e sigurisë dhe stabilitetit dhe reduktimin e armëve në skenën evropiane”, tha Lavrov.

Edhe pse me agresionin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022 Rusia shkeli parimet e OSBE-së, Lavrvov megjithatë tha se “Perëndimi vepron në mënyrë destruktive dhe nuk respekton parimet themelore të Organizatës”.

“Presidenca maqedonase e OSBE-së zgjodhi një slogan të mirë se bëhet fjalë për popullin. Besoj kur themi për njerëzit, por për të gjithë qytetarët, edhe për ata që nuk janë qytetarët tanë. Edhe për qytetarët tanë në Estoni dhe Letoni”, tha Lavrov.

Ai akuzoi Perëndimin se po i nxit popujt kundër Rusisë, ndërkohë që u shpreh kundër kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për shkak të vendosjes së një flamuri dekorativ shqiptar në tavolinën e tij të punës.

“Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë ka vendosur një flamur shqiptar në një ulëse në parlament. I inkurajoj grupet etnike në Ballkan që të jetojnë në paqe dhe të mos i bashkohen sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Perëndimi dëshiron të nxisë kombet kundër Rusisë. Popujt e Ballkanit kanë kaluar kohë të vështira, kanë një kod të përbashkët dhe nuk duhet të lejojnë që të drejtohen kundër njëri-tjetrit. Në BeH ne pamë se tre kombe mund të jetojnë së bashku”, tha ministri i jashtëm rus.

Duke dashur të tregojë afërsi me popullin maqedonas, Lavrov tha se Rusia “ka ndjenja miqësore ndaj Maqedonisë”. “Unë shoh njerëzit tuaj dhe ndjej ngrohtësinë e tyre ndaj nesh”, shtoi ai.

Duke folur për problemin midis Shkupit dhe Sofjes, Lavrov i sugjeroi që “maqedonasit të vendosin vetë”, ndërkohë që akuzoi Perëndimin për sjelljen ndaj Maqedonisë së veriut dhe vendeve tjera ballkanike.

“Nëse bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, jo vetëm për marrëdhëniet me Bullgarinë, por edhe në Ballkan, do të thosha se këto probleme qëndrojnë në sjelljen e Perëndimit, ndaj shteteve ish-jugosllave, si dhe qëndrimin ndaj Sllovenisë dhe Polonisë. E di që keni vështirësi, keni pasur emrin poshtërues FYROM, tash e kei “e Veriut”, e dimë që nuk keni pretendime territoriale ndaj Greqisë dhe Bullgarisë. Por ju duhet të vendosni vetë”, tha Lavrov.

Ai nuk la pa mos përmendur afërsinë religjioze me maqedonasit etnik, duke theksuar: “Kam qenë edhe në Ohër. Qytet fantastik. Ndjeva se isha më afër Zotit”.

Lidhur me Serbinë, Lavrov tha se Beograd nuk do të hapë asnjë kapitull të ri në negociatat me Bashkimin Evropian nëse nuk vendos sanksione kundër Rusisë dhe nuk do të bëhet anëtare pa pranuar Kosovën

Bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, sipas Lavrov, kanë ngecur për shkak të qëndrimit të BE-së ndaj Serbisë.

“Kur është fjala për rastin e Serbisë dhe Kosovës, më kujtohet se dikur BE-ja si ndërmjetësues kryesor dhe me ftesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në vitin 2013, pra 10 vjet më parë, solemnisht njoftoi se ishte arritur një marrëveshje për themelimin e një bashkësie të komunave serbe. Asgjë nuk ndodhi dhe njerëzit që u emëruan në Prishtinë për të qeverisur atë zonë serbe refuzojnë kategorikisht ta zbatojnë atë marrëveshje. Dhe çfarë po bën BE-ja – a mendoni se po u kërkon atyre të sillen mirë? Jo, po i kërkojnë Serbisë të ndryshojë qëndrim, për më tepër është hartuar një dokument i ri për krijimin e BKS-së, i cili është drastikisht i ndryshëm nga ai për të cilin u pajtuan Beogradi dhe Prishtina 10 vjet më parë. Është shumë e ngjashme me shumë marrëveshje të arritura nën patronazhin e OSBE-së”, tha Lavrov.

Ndryshe, në Samitin e 30-të të OSBE-së në Shkup morën pjesë delegacione nga 76 vende, 57 prej të cilave janë anëtare të OSBE-së, ndërsa pjesa tjetër janë vende partnere nga grupet mesdhetare dhe aziatike. Rusia pamundësoi Estoninë që të marrë kryesimin me OSBE-në për vitin e ardhshëm, por kompromisi u arrit që Malta, si vend jo-anëtar i NATO-s, të drejtojë Organizatën. Lavrov ishte cak i kritikave të ashpra për agresionin ushtarak ndaj Ukrainës nga gati të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Strategjia e mbrojtjes e BE-së duhet të përfshijë Ukrainën, thotë von der Leyen
Next: Ligjvënësit amerikanë dhe ekspertët të shqetësuar për dezinformimin në rritje të Kinës

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.