Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Gazeta austriake: Qeveria e re e Malit të Zi është pjesë e planeve të “botës serbe”, do të ketë lidhje me Rusinë e Kinën

The Geopost November 4, 2023 3 min read
Share the news

Gazeta austriake “Der Standard” ka shkruar për qeverinë e re në Mal të Zi, duke thënë se ajo është pjesë e planeve “të mëdha serbe” me togfjalëshin “bota serbe”. Nuk është rastësi që presidenti i Republikës Srspka Dodik para formimit të qeverisë tha se serbët duhet të formojnë një shtet të vetëm në këtë shekull.

“Qeveria e re në Mal të Zi dëshiron të anëtarësohet në BE, por edhe të afrohet me Serbinë”, është titulli i gazetës vjeneze Standard, përcjell DW.

Formimi i dhimbshëm i koalicionit qeverisës në Podgoricë zgjati shumë, përshkruan gazeta, gjashtë muaj pas zgjedhjeve.

Në fund kryeministër u bë Milojko Spajiq nga lëvizja “Evropa tani”. Standard e përshkruan atë lëvizje si “të përcaktuar politikisht të paqartë dhe centriste” dhe “të afërt me regjimin në Serbinë fqinje”.

Koalicioni mbështetet nga “partitë pro-ruse”, sipas korrespondentit të gazetës Adelhajd Velfl, duke shtuar se mbështetje kanë dhënë edhe dy parti shqiptare.

Ajo thekson se regjimi i mëparshëm i Milo Gjukanoviqit ishte “konsideruar i korruptuar”, por se nën të “ishte e qartë se Mali i Zi refuzoi ndikimin e regjimit në Serbi dhe ndikimin rus në Ballkan”.

“Spajiq tani ka premtuar se do të përmirësojë marrëdhëniet tashmë të mira me fqinjët e tij, me të cilat në të vërtetë ka nënkuptuar Serbinë”, shkruan gazeta e Vjenës.

Nuk është rastësi, thotë gazetari, që “nacionalisti prorus” Milorad Dodik, para formimit të qeverisë në Mal të Zi, ka thënë se serbët në këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia (duke përfshirë edhe Kosovën), Republika Srpska dhe Mali i Zi.

Duke kujtuar se Ministria e Punëve të Jashtme në Podgoricë njoftoi se Mali i Zi është i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, autori vëren se “bota serbe” është në fakt një emër tjetër për “Serbinë e Madhe”.

“Bota serbe nuk nënkupton tërheqjen e kufijve të rinj me çdo kusht – para së gjithash ka të bëjë me ndikimin në nivel të propagandës dhe institucioneve. Ideja e ‘botës serbe’ i shërben edhe interesave të Kremlinit, i cili kërkon gjithmonë trazira dhe destabilizime në Ballkan”, shkruan gazeta.

Velfl vlerëson se “një sulm i terroristëve të Serbisë së Madhe në veri të Kosovës” ka ndodhur në shtator,

“Në Mal të Zi, ato forca të Serbisë së Madhe po përpiqen të minojnë konsensusin civil”, thotë ajo.

Teksti përfundon me përkujtimin se kryeministri i ri Spajiq synon të merret kryesisht me ekonominë. Mali i Zi, shkruan Standard, hapi të gjithë kapitujt e negociatave në negociatat me BE-në, por mbylli vetëm tre.

“Është e sigurt që në qeverinë e re ka forca të forta centrifugale. Mali i Zi, për sa i përket luftës së Kremlinit kundër Ukrainës, është në fushën e presionit të lartë gjeopolitik”, theksohet në tekst.

“Jo të gjithë duan transparencë, një gjyqësor të pavarur dhe liri civile, por të forcojnë lidhjet me Rusinë dhe Kinën. Njerëz si Spajić duan mbi të gjitha të çrregullojnë tregjet dhe të tërheqin investitorë”, shton teksti.

Continue Reading

Previous: Putini pritet të kandidojë për rizgjedhje në Rusi, por kush do të kandidojë nëse ai nuk e bën këtë?
Next: Flamujt e kuq: Simbolet sovjetike kthehen në ushtrinë ruse

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.