Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Kush është Zllatan Ellek, kryetar i ri i Listës Serbe

The Geopost October 25, 2023 3 min read
Share the news

Sulmi terrorist në Banjskë tregoi që Lista Serbe është e përfshirë në planifikimin për destabilizim të Kosovës dhe rajonit me nënkryetarin e saj Milan Radoiçiç që mori përgjegjësinë për organizimin dhe kryerjen e atij sulmi.

Tashmë partia kryesore e serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi po tenton të përmirësojë imazhin megjithëse ata që do të pasojë krerët e partisë nuk dallojnë në ideologji nga parardhësit.
Zllatan Ellek është zgjedhur njëzëri kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë. Ellek është ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut.

 

Ai u zgjodh gjatë një votimi të hapur në seancën e Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur të martën në Mitrovicën e Veriut, ku Lista Serbe zgjodhi edhe kryesinë e re. Lider i Listës Serbe deri më tani ishte
Goran Rakiq. Ellek, që ka lidhje me Beogradin, në janar 2023 kishte marrë pjesë pjesë në ceremoninë e shënimit të shkeljes kushtetuese së Bosnjës, e njohur si Dita e Republika Srpska me ftesë të Milorad Dodik,
presidenti i atij entiteti, i cili është nën sanksione të SHBA-së.

Ellek ishte pjesë e një delegacioni që përbëhej nga përfaqësuesit e Listës Serbe siç ishte ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ivan Todosijevic, ish-kryetari i
Komunës së Zveçanit dhe Kryetarja e Qarkut Administrativ të Mitrovicës, Vuçina Jankoviq, ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviç.

Aty pa dyshim që përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar me Milorad Arlovin, kryetarin e “Komitetit për Ndihmë Kosovës” të Banja Lukës, të cilit disa herë i është ndaluar hyrja në Kosovë për deklarata
provokuese dhe nacionaliste, si dhe Dodik.

Në sallën ku u zhvillua parada për të festuar Ditën e Republikës Srpska, pamjet tregonin qartë se Ivan Todosijevic, i cili u dënua me një vit burg për gjuhën e urrejtjes në një deklaratë për Reçakun, është ulur
pranë te Milorad Avrov. Ellek bashkë me të tjerët i shprehën mirënjohjen për ftesën Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe Bordit. Aty Ellek kishte falënderuar Dodikun që publikisht caktoi një inkubator transporti për spitalin në Mitrovicë në darkën e donatorëve më 26 dhjetor.

 

Gjatë qëndrimit të përfaqësuesve të Listës Serbe në Republika Srpska, qëllimi i të cilëve ishte të ‘lajkatonin’ Dodik dhe presidentin rus Vladimir Putin, nga ana tjetër, zyrtarët e mbetur të Listës Serbe
mbetën në Kosovë për të mashtruar Perëndimin.

Lista Serbe dërgoi fshehurazi në RS funksionarët e saj, të cilët si zakonisht janë aktivë në rrjetet sociale dhe ku postojnë aktivitetet e tyre, por edhe ‘reagime’ të shpejta kur u shkonte, atëherë Lista Serbe ishte
munduar ta fshehë dhe askush prej tyre nuk u mburr me pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar nga Milorad Dodik.

Në maj të vitit 2020, Qeveria e Serbisë emëroi specialistin e kirurgjisë pediatrike, Zllatan Ellek, ushtrues detyre të drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut. Ky institucion, sikurse
institucionet tjera shëndetësore në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, punon në sistemin serb.

Ndërkohë, Elleku mori pjesë në tubimet e organizuara nga Lista Serbe, duke përfshirë edhe atë të 6 nëntorit 2022, një ditë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri. Ai më pas në fjalimin e tij tha se “ne mbijetuam falë mbështetjes së lidershipit tonë, në radhë të parë presidentit Aleksandar Vuçiq”.

 

Ellek është në linjë të njëjtë me propagandën e Beogradit që pretendon se serbët po diskriminohen në Kosovë. Së fundmi, ai ka theksuar se për shkak të “terrorit të Kurtit”, institucionet shëndetësore në
zonat serbe në Kosovë po kërcënohen nga “katastrofa humanitare”. Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk lejojnë importin e barnave dhe materialeve mjekësore, gjë që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës e ka mohuar./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Serbia thekson rëndësinë e pajisjeve mbrojtëse kineze
Next: SPIUNJA serbe Dragana Trifkoviq, agjente e FSB-së

Beogradi vazhdon retorikën propaganduese: Ligjin për Turizmin e paraqet si “shuarje të identitetit serb” në Kosovë 3 min read
  • Ballkan

Beogradi vazhdon retorikën propaganduese: Ligjin për Turizmin e paraqet si “shuarje të identitetit serb” në Kosovë

The Geopost July 30, 2026
Raporti i Institutit: Mbi 80 për qind e shqiptarëve të vrarë në Kosovë ishin civilë 3 min read
  • Ballkan

Raporti i Institutit: Mbi 80 për qind e shqiptarëve të vrarë në Kosovë ishin civilë

The Geopost July 30, 2026
Brukseli i kundërpërgjigjet retorikës së Vuçiqit ndaj Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Brukseli i kundërpërgjigjet retorikës së Vuçiqit ndaj Kosovës

The Geopost July 30, 2026
Raporti preliminar i IKKL-së dokumenton 13,227 viktima si pasojë e luftës në Kosovë 6 min read
  • Ballkan

Raporti preliminar i IKKL-së dokumenton 13,227 viktima si pasojë e luftës në Kosovë

The Geopost July 29, 2026
Deputeti serb e quajti Kosovën fqinj, Brnabiq e kundërshton me narrativën zyrtare të Beogradit 2 min read
  • Ballkan

Deputeti serb e quajti Kosovën fqinj, Brnabiq e kundërshton me narrativën zyrtare të Beogradit

The Geopost July 29, 2026
“Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit 2 min read
  • Ballkan

“Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit

The Geopost July 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.