Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Eurodeputetja von Cramon: Këtë Serbi s’mund ta pranojmë në BE, të zgjedhë Moskën apo Brukselin

The Geopost September 21, 2023 3 min read
Share the news

Nëse Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE dhe në vend të kësaj preferon të ushqejë marrëdhëniet e saj me Rusinë, BE-ja nuk duhet ta detyrojë atë, tha eurodeputetja dhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, në një intervistë për Euractiv, duke e adresuar edhe çështjen e shqiptarëve në jug të Serbisë për pasivizimin e adresave, përcjell The Geopost.

“Nëse Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE, ne nuk duhet t’i detyrojmë. Ndoshta ata duan të qëndrojnë jashtë dhe të shohin se si të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor anëtarësohen në BE. Është vendimi i tyre”, tha von Cramon. Von Cramon e ka theksuar edhe ndihmën që Bashkimi Evropian ia jep Serbisë. “Por që t’i shtysh me zor dhe t’iu bësh oferta aktraktive, pse pra Serbia ka interesa më të mëdha për të punuar me Rusinë”, tha ajo. Eurodeputetja ka marrë për bazë raportet e Serbisë me Kosovën për të dëshmuar se Serbia nuk është një vend i përshtatshëm për të punuar me të në BE.

“Por kur bëhet fjalë për Kosovën, mendoj se tani është koha për të kapërcyer këtë retorikë të vjetër shumë, shumë agresive, këtë qasje të tmerrshme nacionaliste. Me këtë, ne nuk mund të punojmë së bashku në Bashkimin Evropian, nuk mund të pranojmë një vend që ende jeton në të kaluarën dhe ende jeton me këto narrativa të vjetra”, shpjegoi ajo. Von Cramon tha se ajo më parë mendonte se Serbia kishte interes për t’u anëtarësuar në BE dhe për t’u bërë një lojtar aktiv në procesin e anëtarësimit, por ngjarjet e fundit, duke përfshirë përkeqësimin e marrëdhënieve me Kosovën, kanë hedhur dyshime për këtë. “Por ne duhet të shohim dhe duhet të vlerësojmë se muaji i fundit nuk ka shkuar në këtë drejtim. Dhe pas një kohe, ndoshta duhet të bëjmë një pushim,” tha ajo. Von Cramon vuri në dukje edhe mënyrën se si i trajton Serbia gazetarët, mediat, sundimin e ligjit dhe çështje të tjera. Por eurodeputetja shtoi se duhet të ketë më shumë kritika ndaj Serbisë, veçanërisht në lidhje me BE-në.

Deputetët e Parlamentit Evropian në vazhdimësi kanë bërë thirrje që Serbia të bashkohet me Perëndimin dhe të largohet nga Rusia në politikën e jashtme. Por Serbia ka injoruar këto thirrje dhe në situatën aktuale gjeopolitike ajo ka intensifikuar edhe më shumë raportet me Rusinë, të cilës nuk i ka vendosur sanksione siç kanë bërë shtetet e Perëndimit. Në raportin për Serbinë, eurodeputetët thonë se negociatat e pranimit me Beogradin duhet të avancojnë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat e lidhura me BE. Eurodeputetët theksuan rëndësinë e harmonizimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Parlamenti Evropian është i shqetësuar për uljen e fundit të mbështetjes publike për anëtarësimin në BE në Serbi, të cilën ata e konsiderojnë si rezultat i retorikës politike të gjatë anti-BE/pro-ruse të përhapur përmes mediave të kontrolluara nga qeveria dhe zyrtarët qeveritarë.Sipas raportit, ky ishte rezultat i një dështimi të madh nga përfaqësuesit e qeverisë për t’u përballur dhe për t’u pajtuar me të kaluarën e Serbisë. Eurodeputetët duan që BE të rishqyrtojë masën e ndihmës së saj financiare për Serbinë nëse mbështetja për politikat antidemokratike vazhdon dhe i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të sigurojë që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me qëllimet dhe interesat strategjike të BE-së./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Fondi rus Gorchakov i sanksionuar nga BE po mban konferencë në Republika Srpska
Next: Ministrja maqedonase Petrovska: Po përballemi me breshëri dezinformatash nga Rusia

“Duhet të jemi gati për të luftë”: Shefi i ushtrisë gjermane paralajmëron për rritjen e kërcënimit rus 2 min read
  • Botë
  • News

“Duhet të jemi gati për të luftë”: Shefi i ushtrisë gjermane paralajmëron për rritjen e kërcënimit rus

The Geopost June 12, 2026
Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti 4 min read
  • Botë
  • News

Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

The Geopost June 12, 2026
Ushtaraku amerikan: Epoka e dronëve po e ndryshon luftën 3 min read
  • Botë
  • News

Ushtaraku amerikan: Epoka e dronëve po e ndryshon luftën

The Geopost June 12, 2026
Shefi i NATO-s: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës 2 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës

The Geopost June 12, 2026
“Nuk e duan luftën” – Shkalla e rekrutimit ushtarak të Rusisë bie në nivelin më të ulët 3 min read
  • Botë

“Nuk e duan luftën” – Shkalla e rekrutimit ushtarak të Rusisë bie në nivelin më të ulët

The Geopost June 11, 2026
Aleatët e NATO-s shqyrtojnë përshpejtimin e blerjeve të dronëve mes kërcënimeve ajrore në rritje 3 min read
  • Botë

Aleatët e NATO-s shqyrtojnë përshpejtimin e blerjeve të dronëve mes kërcënimeve ajrore në rritje

The Geopost June 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.