Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Fondi rus Gorchakov i sanksionuar nga BE po mban konferencë në Republika Srpska

The Geopost September 20, 2023 3 min read
Share the news

Fondi i financuar nga shteti rus Alexander Gorchakov për Diplomacinë Publike, i sanksionuar nga Perëndimi për lidhjet e tij me Kremlinin, do të mbajë një konferencë në Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe në Bosnje-Hercegovinë.

Bashkimi Evropian sanksionoi Fondin Gorchakov në vitin 2022, duke thënë se ai ishte “përgjegjës për mbështetjen dhe nxitjen aktive të Qeverisë së Federatës Ruse, e cila është përgjegjëse për aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainës”.

Sipas BE-së, Ministria e Jashtme ruse financon punën e Fondit Gorchakov, i cili nga ana e tij shpërndan fonde për institutet dhe organizatat joqeveritare.

Tani Fondi Gorchakov do të mbajë Forumin e tij vjetor të Dialogut Ballkanik në Banja Luka në tetor. Veprimtaria organizohet nga Fakulteti i Shkencave të Sigurisë në Universitetin e Banja Lukës.

Dekani i saj, Predrag Ceranic, i tha Shërbimit Ballkanik të Radios Evropa e Lirë se ai nuk ishte në dijeni se Fondi Gorchakov ishte nën sanksionet e BE-së. Ai tha se nuk shihte “asnjë pengesë” në këtë, duke shtuar se Bosnje-Hercegovina “nuk ishte në luftë me Rusinë, nuk është as anëtare e BE-së […] dhe në përgjithësi nuk ka marrëdhënie armiqësore me Rusinë”.

Ndër temat e konferencës do të jetë “pikëpamja ruse” e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në vitin 1995 pas shpërbërjes së Jugosllavisë, njoftoi shërbimi ballkanik i Radios Evropa e Lirë.

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe kërcënime ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës, do të takohet me pjesëmarrësit në këtë ngjarje.

Presidenti i Fondit Gorchakov Leonid Drachevsky, një ish diplomat dhe zëvendësministër, do të marrë pjesë në veprimtarinë në Banja Luka. Ambasadori rus në Bosnje Igor Kalabuhov do të marrë pjesë gjithashtu.

Edina Becireviç, profesoreshë e asociuar në Fakultetin e Drejtësisë Penale, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, tha se konferenca ishte një vazhdimësi e mbështetjes ruse për politikat secesioniste të Dodik, por edhe ndikimin malinj politik të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka dyshim se që nga viti 1992 Rusia ka mbështetur ato forca politike të përkushtuara për shkatërrimin e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës”, tha ajo për shërbimin ballkanik të Radios Evropa e Lirë.

Fondi Aleksandr Gorchakov për Diplomacinë Publike u themelua në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm rus Dmitry Medvedev, dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është kryetar i bordit të besuar.

Fondi i Diplomacisë Publike Aleksandr Gorchakov u krijua në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm rus Dmitry Medvedev, ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov është kryetar i bordit.

Anëtarët e bordit të fondit përfshijnë oligarkun e sanksionuar nga SHBA, Alisher Usmanov dhe Yevgeny Primakov, kreun e Rossotrudnichestvo, agjencia që mbikëqyr programet e shkëmbimit kulturor dhe promovon interesat politike dhe ekonomike të Rusisë jashtë vendit.

Sipas deklaratave të veta, fondi mbështet “krijimin e një klime publike, politike dhe ekonomike jashtë vendit që është e favorshme për Rusinë”. Ai u emërua pas Alexander Gorchakov, Ministri i Jashtëm rus nga 1856 deri në 1882.

Sipas BE-së, “projektet e organizuara nga Fondi Gorchakov ishin elementë të rëndësishëm të diskursit të politikës së jashtme të Rusisë”.

Në vitin 2015, Ukraina mbylli zyrën e Fondit Gorchakov në Kiev për shkak të propagandës antishtetërore./RFE/

Continue Reading

Previous: Memorialët dhe grafitët serbë për Kosovën – rritje e agresionit të luftës hibride
Next: Eurodeputetja von Cramon: Këtë Serbi s’mund ta pranojmë në BE, të zgjedhë Moskën apo Brukselin

Senati mbështet projektligjin për sanksione ndaj Rusisë 8 min read
  • Botë

Senati mbështet projektligjin për sanksione ndaj Rusisë

The Geopost July 29, 2026
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska

The Geopost July 29, 2026
Propaganda ruse po përkeqësohet ndërsa lufta vazhdon 6 min read
  • Botë

Propaganda ruse po përkeqësohet ndërsa lufta vazhdon

The Geopost July 29, 2026
Edhe një problem për Putinin, rafineria në Siberi ndalon punën pas sulmit ajror ukrainas 1 min read
  • Botë

Edhe një problem për Putinin, rafineria në Siberi ndalon punën pas sulmit ajror ukrainas

The Geopost July 29, 2026
Senati amerikan avancon me projektligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë 1 min read
  • Botë

Senati amerikan avancon me projektligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

The Geopost July 28, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.