Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Polonia paralajmëron se Wagner dëshiron të destabilizojë krahun lindor të NATO-s

The Geopost August 4, 2023 2 min read
Share the news

Polonia ka paralajmëruar se prania në rritje e grupit mercenar rus Wagner në Bjellorusi ka për qëllim destabilizimin e krahut lindor të NATO-s në mes të luftës në Ukrainë.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha pas një takimi me presidentin lituanez Gitanas Naused më 3 gusht se aleatët e NATO-s duhet të rrisin vigjilencën e tyre pasi gjasat e provokimeve mbeten shumë të larta.

Komentet e Morawieckit erdhën dy ditë pasi dy helikopterë ushtarakë bjellorusë që kryenin stërvitje pranë kufirit shkelën për pak kohë hapësirën ajrore polake.

Ministria bjelloruse e mbrojtjes e mohoi këtë dhe akuzoi Varshavën për “fabrikime”.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se numri i provokimeve do të rritet, grupi Wagner është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ata po lëvizin në krahun lindor për ta destabilizuar atë,” tha Morawiecki.

Mijëra mercenarë të Wagner-it mbërritën në Bjellorusi pas rebelimit jetëshkurtër të grupit në Rusi, dhe më 30 korrik ministria bjelloruse e mbrojtjes njoftoi se Wagner kishte filluar stërvitjen e pjesëve të ushtrisë së tyre.

Morawiecki dhe Nauseda u takuan në qytetin kufitar polak të Suwalki, i cili shtrihet në atë që tani është Korridori Suwalki – një shtrirje 80 kilometra që është e vetmja lidhje tokësore e NATO-s me anëtarët baltik, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

Në Ukrainë, disa njerëz u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, në granatimet ruse të qytetit jugor të Khersonit, njoftuan autoritetet lokale më 3 gusht, pak pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh me dron në Kiev për të dytën ditë me radhë./RSE/

Continue Reading

Previous: Pavarësisht sanksioneve, Vuçiq bashkë me Porfirije shkon në Bosnjë për ta mbështetur Dodikun në veprimet destabilizuese
Next: BE sërish kritikon Serbinë: Nuk i respektoi sanksionet kundër Iranit për përfshirjen në luftën e Ukrainës

Punë të premtuara në Rusi, luftë dhe vdekje në Ukrainë: Si mashtrohen dhe rekrutohen të huajt nga vendet e varfra 9 min read
  • Botë
  • News

Punë të premtuara në Rusi, luftë dhe vdekje në Ukrainë: Si mashtrohen dhe rekrutohen të huajt nga vendet e varfra

The Geopost November 10, 2026
NATO 3.0, ambasadori amerikan: Rivendosja e Aleancës në gjendjen fillestare 4 min read
  • Botë
  • Siguri

NATO 3.0, ambasadori amerikan: Rivendosja e Aleancës në gjendjen fillestare

The Geopost November 10, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat zbulon përmasat e humbjeve ruse: Mbi 450 mijë të vrarë në Ukrainë 4 min read
  • Botë

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat zbulon përmasat e humbjeve ruse: Mbi 450 mijë të vrarë në Ukrainë

The Geopost November 10, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbánit, dyshohet për përfshirje në kontrabandë me njerëz 4 min read
  • Botë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbánit, dyshohet për përfshirje në kontrabandë me njerëz

The Geopost November 9, 2026
Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale 5 min read
  • Botë
  • News

Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale

The Geopost November 9, 2026
Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.