Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kremlini ndalon gazetarët perëndimorë të marrin pjesë në një forum ekonomik në Rusi

The Geopost June 5, 2023 2 min read
Share the news

Më 3 qershor, Kremlini njoftoi se gazetarët nga “vendet armiqësore” nuk do të lejohen të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Forumi i Shën Petersburgut mbahet që nga viti 1997 dhe konsiderohet nga shumë zyrtarë si përgjigja e Rusisë ndaj Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Gazetarëve perëndimorë deri më tani nuk u është mohuar një akses i tillë në forum, raporton Reuters.

“Këtë herë është vendosur me të vërtetë që ne nuk do të akreditojmë shtëpi nga vendet armiqësore,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për TASS.

“Shtetet armike” është përkufizimi që Moska përdor për të përshkruar ato që ka sanksionuar për luftën në Ukrainë.

Organizatorët e Forumit i thanë Reuters të premten se ata kishin hequr akreditimin e gazetarëve pasi morën një konfirmim të mëparshëm të akreditimit të enjten.

Reuters ka kërkuar një sqarim me shkrim, por ende nuk ka marrë një të tillë.

Kur Rusia po lulëzonte në vitet 2000, investitorët e mëdhenj perëndimorë dhe bankierë investimesh u dyndën në forum, raportoi Reuters, duke shtuar se vitet e fundit perëndimorët janë zëvendësuar nga investitorë kinezë dhe arabë.

Putin tha më herët se Rusia po i drejtohej Kinës dhe fuqive aziatike sepse Perëndimi kishte nisur atë që ai e quajti një luftë ekonomike dhe hibride kundër Rusisë që synon të copëtojë vendin./RSE/

Continue Reading

Previous: Russia Today Balkan me gazetarët e saj në veri të Kosovës
Next: Hetimi rus për helmimin e Navalny është joadekuat, vendos gjykata evropiane

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.