Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Mediat ruse raportojnë Vuçiq: Shërbimet speciale “nga lindja” paralajmëruan për përgatitjen e një “Revolucioni me ngjyrë” në Serbi

The Geopost May 26, 2023 2 min read
Share the news

Një “revolucion me ngjyra” po përgatitet në Serbi. Kështu ka deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiq dhe raportojnë mediat ruse.

Portali rus topwar.ru shkruan se edhe pse duhet kujtuar se lideri serb njihet për deklaratat e tij pesimiste, “këtë herë ka të gjitha arsyet për t’i marrë seriozisht fjalët e tij”. Fakti është, shtojnë ata, se Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe përpiqet të ndjekë një politikë relativisht të pavarur në shumë fusha të tjera.

Kreu i shtetit serb nuk bëri të ditur se cilat shërbime speciale – ruse, bjelloruse apo kineze, për shembull – e kishin informuar atë për planet për “Maidanin në Serbi”.

Ajo që është e rëndësishme është vetë fakti, së pari, se Perëndimi ka plane të tilla dhe, së dyti, se ky vend lindor – Serbia, kujdeset për popullin e Serbisë dhe ruajtjen e stabilitetit politik në vend, shkruan portali rus.

Vuçiq kritikoi veprimet e opozitës serbe dhe theksoi se është shumë keq të tentohet të spekulohet për probleme të ndryshme për të arritur qëllimet politike.

“Edhe pse Vuçiq vështirë se mund të quhet një lider i hapur antiperëndimor dhe shumë e akuzojnë atë për pavendosmëri të tepruar dhe frikë nga grindjet me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, siç mund ta shohim, edhe një president i tillë i Serbisë nuk i përshtatet qarqeve të caktuara të “Perëndimi kolektiv””.

Ndoshta, shkruan më tej, Perëndimi, duke përfituar nga kaosi i jetës politike në Serbi, dëshiron ta detyrojë atë të njohë sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe në fund të ndryshojë orientimin e tij në një orientim antirus. “Simpatitë e njerëzve ndaj Rusisë nuk do të kenë shumë rëndësi këtu: në Bullgari, për shembull, qeveritë pro-perëndimore e kanë bërë dy herë atë anëtare të koalicioneve ushtarake anti-ruse”./Danas/

Continue Reading

Previous: Miratimi për pankartën e futbollit “Hungaria e Madhe” irriton Rumaninë
Next: Murphy: Serbia duhet të qëndrojë përkrah SHBA-së dhe BE-së e jo Rusisë

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023 2 min read
  • Ballkan
  • News

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023

The Geopost August 16, 2026
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën 4 min read
  • Ballkan
  • News

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

The Geopost August 16, 2026
Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut

The Geopost August 15, 2026
Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

The Geopost August 15, 2026
Mediat serbe dhe ruse përhapin propagandë për sigurinë e Manastirit të Deçanit 4 min read
  • Ballkan

Mediat serbe dhe ruse përhapin propagandë për sigurinë e Manastirit të Deçanit

The Geopost August 14, 2026
Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh 2 min read
  • Ballkan
  • News

Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh

The Geopost August 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.