Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Aleksandar Vuçiq me fjalor nazist ndaj kryeministrit Albin Kurti, e quan ‘Gauleiter’

The Geopost April 24, 2023 2 min read
Share the news

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon të shfaqet ofendues karshi liderëve të Kosovës, sa herë që i jepet mundësia.

Vuciqi me anë të një fjalori nazist, përveç se kishte qenë i “ashpër” me Perëndimin, kësaj radhe ka ofenduar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur “Gauleiter”.

“Ata mendojnë se me dhunë mund t’i bëjnë serbët ta duan Kosovën e pavarur. Askush nuk do të shkojë në kontejnerin e policisë dhe të votojë Gauleiterin pushtues Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq në prag të zgjedhjeve lokale të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës.

Gauleiter ishte kreu degës rajonale së Partisë Naziste ose udhëheqësi i një “gau” apo një territori në Gjermaninë naziste.

Sipas gazetarit Albert Spahiu, kjo gjuhë e Vuçiqit është e stilit rus, duke kujtuar se një gjë të tillë e kishte përdorur edhe presidenti rus Vladimir Putin kundrejt Zalenskit në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

“Kërcënimi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur ‘Gauleiter’ është sipas stilit rus – kështu filloi ta quante Vladimir Putin me mënyrën e tij naziste edhe Volodymyr Zelenskyyn para se të fillonte agresioni ushtarak në Ukrainë”, ka shkruar Spahiu në Twitter.

A #Russian style of threat from the #Serbian President Aleksandar Vučić towards #Kosova 🇽🇰 PM Albin Kurti, calling him '#Gauleiter' – this is how Vladimir Putin with his #Nazi way started to call Volodymyr Zelenskyy before it started the military #agression in #Ukraine

— Albert Spahiu (@albertspahiu) April 24, 2023

Po ashtu, Vuçiq me anë të një dalje publike kishte fajësuar Perëndimin, duke thënë se po bëjnë cirk.

“Sa i përket Jabllanoviqit dhe vendimit të tyre, është zgjuar. Jo më shumë se 100 prej tyre do të dalin nesër. Ata po bëjmë cirk dhe mendojnë se mund t’i bëjnë serbët ta duan Kosovën e pavarur me dhunë, duke paguar disa media dhe organizata jo-qeveritare. Por nuk do të, ata i bashkuan serbët me mendje të njëjtë”, ka thënë Vuçiq.

Radikalët serbë e përdornin disi më shpesh kur kanë të bëjnë me kundërshtarët e tyre politik. Ish-lideri i radikalëve Vojislav Sheshelj e kishte quajtur Vuk Drashkoviqin një “Gauleiter”.

Edhe deputetja radikale Elena Bozhiq Talian, në një fjalim të 2008-së drejtuar ambasadorit të atëhershëm të SHBA-së në Serbi kishte thënë se “Gaulleiter Manter është ulur në mes të Beogradit dhe mburret se si po ushtron presion mbi vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë [e Kosovës], sa më shpejtë të jetë e mundur”. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Kaos në BeH për shkak të Dodikut: Ata pretendojnë se ai po shkakton një krizë që mund të çojë në luftë
Next: Agjentët e dyfishtë në qeverinë ukrainase i hapën rrugën pushtimit rus

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë 5 min read
  • Ballkan

Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë

The Geopost September 21, 2026
Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët

The Geopost September 20, 2026
“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë

The Geopost September 20, 2026
PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët 2 min read
  • Ballkan
  • News

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

The Geopost September 19, 2026
FSK njofton për ushtrime të përbashkëta me ushtrinë nga Amerika, Kroacia dhe Shqipëria 1 min read
  • Ballkan
  • News

FSK njofton për ushtrime të përbashkëta me ushtrinë nga Amerika, Kroacia dhe Shqipëria

The Geopost September 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.