Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka iniciuar një rast kundër Milorad Dodik, Presidentit të Republikës Srpska, për mohimin e gjenocidit, konfirmoi Radio Evropa e Lirë (RSE).
Sipas ligjit, pas inicimit të rastit, Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës kryen hetim, pas së cilës ushtruesi i detyrës vendos nëse do të ngrehë aktakuzë, sipas RSE.
Më pas, Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës konfirmon ose hedh poshtë aktakuzën.
“Gjenocidi nuk ka ndodhur atje, ne të gjithë e dimë këtë këtu në Republika Srpska,” tha Milorad Dodik në një konferencë për shtyp në Banja Luka më 21 shkurt.
Dodik foli për Srebrenicën, pasi përfaqësuesi i lartë miratoi më 21 shkurt Ligjin për Ndryshimet në Ligjin për Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari, i cili jep mundësinë që teprica e fondeve të dhuruara për funeralet dhe përkujtimoret e viktimave të ridrejtohet në nevojat e tjera të funksionimit të asaj qendre./AntenaM/

Dezinformimi nga “Sputnik”: Rezoluta e Kuvendit për Luginën e Preshevës nuk parasheh ndryshim kufijsh
A po rreshtohet Serbia me naftën ruse përmes Druzhbës?
Shqipëria nënshkruan me SHBA-në marrëveshje për gazin në vlerë prej 6 miliardë dollarësh
Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit
BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut
Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina