Ambasada e Ukrainës në Beograd ka akuzuar gazetën e përditshme Politika se ka mbështetur hapur agresionin rus kundër Ukrainës duke publikuar një intervistë me liderin e të vetëshpallur të Republikës Popullore të Donetskut, Denis Pushilin.
Ambasada deklaroi se duke publikuar një intervistë anti-ukrainase me një nga drejtuesit e organizatës terroriste kukull, gazeta Politika mbështeti vrasjen e qindra fëmijëve dhe mijëra të rriturve, shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave të shtetit sovran evropian të Ukrainës, bombardimet e përditshme të qyteteve paqësore dhe infrastrukturës civile nga forcat ruse.
“Ambasada duhet të theksojë se, me urdhër të zotit të saj, regjimit fashist rus, gazeta e përditshme Politika jo vetëm që po përpiqet të prishë marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Serbisë, por po punon në mënyrë aktive për të minuar integritetin territorial dhe sovranitetin jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Serbisë”, thuhet në të.
Ambasada ukrainase shprehu besimin se “udhëheqja e Serbisë dhe autoritetet kompetente do të ofrojnë një vlerësim të përshtatshëm, përfshirë publikun, të aktiviteteve subversive të mercenarëve të Moskës, të cilët përdorin mediat serbe dhe hapësirën informative të Serbisë për të nxitur armiqësi në qendër të Evropë”.
Gazeta Politika në numrin e sotëm ka publikuar një intervistë me Pushilin dhe në numrin e djeshëm me ambasadorin e Ukrainës në Beograd Volodymyr Tolkach./Beta/

Punë të premtuara në Rusi, luftë dhe vdekje në Ukrainë: Si mashtrohen dhe rekrutohen të huajt nga vendet e varfra
NATO 3.0, ambasadori amerikan: Rivendosja e Aleancës në gjendjen fillestare
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat zbulon përmasat e humbjeve ruse: Mbi 450 mijë të vrarë në Ukrainë
Arrestohet vëllai i Viktor Orbánit, dyshohet për përfshirje në kontrabandë me njerëz
Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale
Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus