Kanali shtetëror që financohet nga Kremlini, Russia Today (RT) ka njoftuar se ka filluar transmetimin online në gjuhën serbe.
Lajmi është konfirmuar në Twitter nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e RT-së në gjuhën ruse, bëhet e ditur se transmetimi i plotë i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.
RT dhe Sputnik, si media të kontrolluara nga Kremlini dhe e financuar nga buxheti i shtetit rus, janë ndaluar të transmetojë në vendet e Bashkimit Evropian që nga marsi i vitit 2022.
Përveç RT-së, që nga viti 2019 në Serbi është aktiv edhe mediumi tjetër pro-Kremlinit, Sputnik me emërtimin Sputnik Serbia.
Brukseli vlerëson se këto dy media janë instrumente të rëndësishme të Kremlinit për përhapjen e propagandës dhe dezinformatave dhe janë të gatshme për “nxitje dhe mbështetje të agresionit rus” kundër Ukrainës dhe se ato përfaqësojnë një “kërcënim të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për rendin publik dhe sigurinë e BE-së”.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se Russia Today është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit të Kremlinit.
“Russia Today është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit të Rusisë me të cilin Kremlini plotëson agresionin e tij të paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjen e qytetarëve ukrainas”, pati theksuar Stano.
Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në rajon që ka vendosur të mos dënoj agresionin ushtarak rus në Ukrainë. Po ashtu, ky vend ka refuzuar të vendos sanksione ndaj medieve ruse që financohen nga Kremlini, si Sputnik dhe Russia Today. /Telegrafi/

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi