E djathta serbe njoftoi se presidenti i kësaj organizate, Misha Vaçiq, ka udhëtuar të premten në Moskë, për të mbështetur mobilizimin që po zhvillohet në atë vend dhe referendumet e mbajtura në disa pjesë të Ukrainës.
“Jam i nderuar që jam në Rusi në këtë moment historik me ftesë të autoriteteve të saj shtetërore dhe të jem në gjendje të mbështes çlirimin dhe ribashkimin e territoreve historike ruse në vend. “Rusia po afrohet me Serbinë çdo ditë e më shumë, jo vetëm përmes forcimit të lidhjes mes dy popujve tanë, por edhe gjeografikisht, dhe kjo duhet të bëjë të lumtur çdo serb”, tha Vaçiq në një deklaratë.
Siç thuhet në njoftimin e Djathtës Serbe, në Moskë ka udhëtuar një delegacion i qytetarëve serbë i përbërë nga aktivistë socialë, gazetarë, përfaqësues të shoqatave dhe lëvizjeve.
Shtohet se mikpritësit delegacionin serb e kanë akomoduar në hotelin “Ukraina” në Moskë.
Vaçiq ka udhëtuar për në Moskë, ndërsa në të njëjtën kohë në Serbi po mbërrijnë shtetas rusë që ikin nga mobilizimi. Është një numër edhe më i madh i atyre që kanë kaluar me makina në shtetet fqinje ruse, ku mund të hyjnë ende./N1

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj