Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, John Sullivan u largua nga Moska pas përfundimit të mandatit të tij më 4 shtator, njoftoi ambasada amerikane.
Sullivan u emërua ambasador në Rusi në dhjetor 2019.
“Pas largimit të tij, ai do të përfundojë karrierën e tij në shërbimin publik, e cila ka zgjatur katër dekada dhe ka përfshirë pesë presidentë amerikanë”, thuhet në deklaratë.
Sullivan (62), i lindur në Boston, Massachusetts, ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit nën Presidentin Donald Trump dhe shërbeu në pozicione të shumta në Departamentin e Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Tregtisë në SHBA.
Elizabeth Rood do të marrë detyrën si e ngarkuar me punë derisa të arrijë pasardhësi i Sullivanit, tha ambasada e SHBA.
John Sullivan u largua në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Rusi po kalojnë krizën më të madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë në fund të shkurtit, SHBA-ja ka futur disa paketa sanksionesh ekonomike kundër Moskës dhe ka ofruar ndihmë të konsiderueshme ushtarake për Kievin.
Javët e fundit, ambasada në Moskë ka udhëhequr përpjekjet për të siguruar lirimin e qytetarëve amerikanë të burgosur në Rusi, përfshirë basketbollisten Brittney Griner, e cila u dënua muajin e kaluar me nëntë vjet burg për “trafik droge”./RSE

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi