Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin e shkatërruar jugor të Mykolaivit për herë të parë që nga pushtimi rus.
Duke vizituar qytetin e mbrojtur të Mykolaivit, ai inspektoi ndërtesat e dëmtuara dhe takoi ushtarë, zyrtarë dhe punonjës shëndetësorë.
Udhëheqësi ukrainas vizitoi gjithashtu qytetin perëndimor të Odesës, i cili i është nënshtruar bombardimeve periodike ruse që nga fillimi i luftës.
Të dy qytetet janë objektiva në përpjekjet e Rusisë për të kapur bregun e Detit të Zi.
Zelensky është takuar rregullisht me liderët ndërkombëtarë në Kiev që kur Moska tërhoqi forcat e saj nga kryeqyteti, pasi kishte vendosur të ripërqendrojë përpjekjet e saj në pushtimin e rajonit lindor të Donbasit.
Por ai gjithashtu ka sfiduar trupat ruse duke shkuar në zonat ku luftimet janë ndezur dhe javët e fundit ka vizituar qytete të tjera të vijës së parë, duke përfshirë Kharkivin në lindje.
“Është e rëndësishme që ju jeni gjallë. Për sa kohë që jetoni, ekziston një mur i fortë ukrainas që mbron vendin tonë,” u tha udhëheqësi ukrainas ushtarëve në Odesa.
“Dua t’ju falënderoj nga populli i Ukrainës, nga shteti ynë për punën e madhe që po bëni, për shërbimin tuaj.”
Në Mykolaiv, Zelensky shpërndau medalje për ushtarët dhe u kërkoi atyre “të kujdesen për Ukrainën.

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH