Qeveria malazeze dërgoi të hënën një donacion ushtarak dhe humanitar në Ukrainë me vlerë 400,000 euro.
Sipas deklaratës, Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi dërguan ndihmën “në përgjigje të kërkesës së Ukrainës për ndihmë në situatën e krizës të shkaktuar nga agresioni rus kundër këtij vendi”.
“Në koordinim me partnerët e tjerë evropianë dhe aleatët e NATO-s, Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për t’iu përgjigjur me sukses të gjitha sfidave me të cilat përballet për shkak të agresionit ushtarak rus”, thuhet në deklaratë.

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH