Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya të Ukrainës, i cili është pushtuar nga forcat ruse, është “e paqëndrueshme” dhe mund të rezultojë e rrezikshme, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Kujtojmë se forcat ruse pushtuan të gjithë zonën, përfshirë edhe vetë centralin bërthamor, i cili është më i madhi në Evropë.
Grossi paralajmëroi se IAEA është përpjekur vazhdimisht të fitojë akses në termocentralet bërthamore, por pa sukses. Ai shtoi se centrali bërthamor “kërkon riparime” që “ende nuk janë duke u realizuar”.
“Situata është ashtu siç e përshkrova. Kjo nuk është e qëndrueshme. Kjo është një dritë e kuqe që pulson,” tha Grossi.
Kreu i IAEA tha se në fillim të kësaj jave ai kishte diskutuar situatën në Zaporizhia me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai i tha atij se Ukraina nuk dëshiron që inspektorët e IAEA të vizitojnë termocentralin bërthamor ndërsa ai është nën kontrollin e një “pale të tretë”.
Grossi shtoi se ai vazhdon të ushtrojë presion mbi autoritetet ruse për të lejuar inspektorët të vizitojnë centralin bërthamor në Zaporizhia, duke thënë se ai pret një takim me zyrtarët rusë “së shpejti”, raportojnë agjencitë./RSE

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor