Përfundoi në Stamboll takimi mes negociatorëve rusë dhe ukrainas, që synonte arritjen e një armëpushimi. Bisedimet zgjatën rreth 4 orë. Është e paqartë nëse ato do të vazhdojnë nesër, për një ditë të dytë.
Një prej zyrtarëve ukrainas në bisedime tha sa duhet të vendoset paqja në gjithë territorin e Ukrainës, që një marrëveshje përfundimtare me Rusinë të hyjë në fuqi.
Zyrtari ukrainas shtoi se Kievi propozoi zhvillimin e konsultimeve me Rusinë për statusin e Krimesë, për 15 vitet e ardhshme.
Zyrtari ukrainas tha se tani ata janë në pritje të përgjigjes së Moskës. Kjo ishte hera e parë pas dy javësh që palët takohen ballë për ballë me njera-tjetrën.
Përfaqësuesi rus në bisedime Vladimir Medinski tha se ato ishin konstruktive, duke shtuar se do t’ia paraqesë Presidentit Putin, propozimet e palës ukrainase.
Pas bisedimeve, sipas zv/Ministrit rus të mbrojtjes Alexander Fomin, Rusia vendosi të ulë ndjeshëm aktivitetin ushtarak përreth Kievit dhe Chernivit. Zyrtari rus tha se vendimi merret për të krijuar besim reciprok dhe kushtet e nevojshme për bisedime të mëtejshme.
Garancitë në fushën e sigurisë dhe arritja e një armëpushimi për të lehtësuar problemet humanitare, ishin pjesë e diskutimeve, sipas një këshilltari të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytri Peskov tha se deri të mërkurën do të bëhet e qartë në se bisedimet do të jenë premtuese.
Në takim është parë edhe miliarderi rus Roman Abramovich, i cili është vënë nën sanskione nga Perëndimi. Që nga fillimi i luftës, Abramovich duket se ka luajtur një rol ndërmjetësi.
Gjatë këtij muaji ai ka udhëtuar në Ukrainë, Rusi, Turqi dbe Izrael. Dy nga superjahtet e tij janë të ankoruara në ujrat turke. Prania e tij duket se ishte e papritur për të paktën një diplomat ukrainas. Moska thotë se ai nuk ishte atje për të negociuar, por si ndërmjetës mes dy palëve.
Turqia, anëtare e NATO-s, ndan kufi ujor si me Ukrainën edhe me Rusinë në Detin e Zi dhe ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet dhe ka ofruar të ndërmjetësojë në konflikt.
Ndërsa e ka quajtur agresionin e Rusisë të papranueshëm, Ankaraja po ashtu i ka kundërshtuar sanksionet e Perëndimit.

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan