Minsitrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e ka qëndruar për vizitë zyrtare dje në Kosovë.
Baerbock foli për pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt.
Ajo tha se ky sulm “ishte censurë apo një thirrje zgjimi referuar rëndësisë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.
Kryediplomatja gjermane tha se kjo luftë të ndalet, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, është duke sulmuar ukrainasit me bomba dhe raketa.
“Kjo luftë po bëhet me bomba dhe raketa kundër njerëzve në Ukrainë dhe për këtë arsye duhet të bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë këtë luftë dhe të krijojmë korridore humanitare”, tha ajo.
Gjatë ditës, Baerbock është takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka theksuar se për Kosovën dhe paqen e sigurinë në rajon, është ekzistencial fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO.
Baerbock është duke i vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të enjten paradite ajo ka qëndruar në Bosnjë Hercegovinë, ku tha se “Gjermania në të ardhmen do të jetë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye për herë të parë kemi një të dërguar special për këtë rajon”.
Pas vizitës në Kosovë, Baerbock do të udhëtojë në Serbi.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor