Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë rikonfirmuan në një videokonferencë të hënën vendosmërinë e tyre për të vazhduar të marrin masa ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit të saj “të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson “theksuan angazhimin e tyre për të vazhduar të ofrojnë ndihmë sigurie, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Vendet e NATO-s kanë rritur praninë e tyre në vendet baltike që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Vendet perëndimore kanë thënë se do të dërgojnë edhe trupa dhe paisje të tjera.
Pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Shtëpia e Bardhë vendosi sanksione mbi eksportet e teknologjive në rafineritë ruse dhe gazsjellësin “Nord Stream 2”, që nuk u vu kurrë në funksionim. Deri tani, administrata amerikane nuk ka vënë në shënjestër eksportet e naftës dhe gazit të Rusisë, ndërsa peshon ndikimin që do të kishte një gjë e tillë në tregjet globale të naftës dhe tek çmimet e energjisë në Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse, tha të dielën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, por ai theksoi rëndësinë e furnizimeve të qëndrueshme të naftës në mbarë botën.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të hënën se Presidenti Biden nuk ka marrë një vendim për ndalimin e importeve të naftës ruse.
Ajo u tha gazetarëve se po vazhdojnë diskutimet për këtë çështje, ndërsa zyrtarët shqyrtojnë opsionet për të ndëshkuar Rusinë.
Çmimet e naftës janë rritur gjatë javës së kaluar pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre sanksionuan Rusinë pas ndërhyrjes në Ukrainë.

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara