Скип то цонтент
Геопост

Геопост

  • вести
  • ПРОВЕРА ЧИЊЕНИЦА
  • АНАЛИЗА
  • интервју
  • БАЛКАНСКА ДЕЗИНФОРМАЦИЈА
  • O HAMA
  • Вести

Естонски генерал: Спремни смо за Русију

Геопост 26. мaj 2026. године КСНУМКС мин прочитао
Поделите вести

Estonia, një nga shtetet më të ekspozuara në krahun lindor të NATO-s, vlerëson se kërcënimi nga Rusia mbetet real, megjithëse jo i menjëhershëm.

Në një intervistë për Dr. Aleksander Olech, komandanti i Forcave Mbrojtëse të Estonisë, gjenerallejtënant Andrus Merilo, tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ndryshuar thellësisht arkitekturën e sigurisë në rajonin e Baltikut dhe ka detyruar vendet e NATO-s të përshpejtojnë përgatitjet e tyre ushtarake dhe strategjike.

Sipas Merilos, Rusia vazhdon të ruajë ambicien për të zgjeruar ndikimin e saj mbi vendet fqinje dhe për të rikthyer pozitën e saj si fuqi dominuese në politikën botërore.

“Kërcënimi është i pranishëm, por për fat të mirë jo i menjëhershëm. Qëllimet strategjike të Rusisë nuk kanë ndryshuar”, deklaroi ai.

Ai theksoi se, megjithëse Rusia ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë dhe ka konsumuar sasi të konsiderueshme të pajisjeve dhe municioneve të saj, Moska ka arritur të rrisë prodhimin ushtarak dhe të rigjenerojë kapacitetet e saj më shpejt sesa vendet perëndimore.

Sipas tij, Rusia tashmë po përdor pajisje moderne të prodhuara drejtpërdrejt nga fabrikat dhe po plotëson rezervat përmes furnizimeve nga aleatët e saj.

“Rusia tani është në gjendje të rikthejë forcën e saj ushtarake dhe shpesh e bën këtë më shpejt sesa Perëndimi mund të rrisë prodhimin e vet”, tha Merilo.

Ai vlerësoi se NATO ka forcuar ndjeshëm praninë dhe gatishmërinë e saj në krahun lindor, sidomos pas anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në Aleancë, gjë që sipas tij ka ndryshuar balancën strategjike në rajonin e Baltikut.

Megjithatë, Merilo theksoi se pengesa reale ndaj Rusisë nuk qëndron vetëm te numri i brigadave të NATO-s në terren, por te uniteti politik dhe vendosmëria strategjike e Aleancës.

“Parandalimi i vërtetë është në nivel strategjik. Nëse Rusia përballet me rrezikun e humbjes ndaj NATO-s, atëherë kjo është pengesa më e madhe”, deklaroi ai.

Gjenerallejtënanti estonez tha se lufta në Ukrainë ka ndryshuar konceptet tradicionale të luftës moderne dhe ka treguar rëndësinë e municioneve, teknologjisë dhe përshtatjes së shpejtë taktike.

Ai nënvizoi se Estonia po investon masivisht në rezerva municionesh dhe në zhvillimin e industrisë së saj ushtarake për të shmangur varësinë nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.

Merilo bëri të ditur se Estonia ka krijuar edhe një Komandë të Transformimit të Forcës në vitin 2025, me qëllim analizimin e mësimeve nga lufta në Ukrainë dhe integrimin e tyre në sistemin estonez të mbrojtjes.

Ai kritikoi ashpër taktikat ruse në Ukrainë, duke thënë se Rusia po përdor “sulme me mish”, duke sakrifikuar numër të madh ushtarësh për të mbajtur presionin mbi vijat ukrainase.

“Ne nuk do ta bëjmë këtë. Për ne, jeta njerëzore ka vlerë. Preferojmë përdorimin e teknologjisë dhe mençurisë në vend të masës njerëzore”, tha ai.

Sa i përket prioriteteve të ardhshme të Estonisë, Merilo përmendi forcimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e sistemeve të zjarrit me rreze të gjatë veprimi, rritjen e rezervave të municioneve dhe përshpejtimin e cikleve të komandës dhe shënjestrimit.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes ajrore dhe luftës elektronike, duke bërë të ditur se Estonia tashmë ka blerë sisteme kundërajrore Piorun, Mistral dhe IRIS-T, ndërsa po përgatitet edhe për sisteme të mbrojtjes nga raketat.

“NATO duhet të jetë më e shpejtë dhe më e vendosur. Përgatitjet e ngadalta për luftë na bëjnë më të dobët, ndërsa për Rusinë dobësia është një mundësi”, paralajmëroi Merilo.

Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin ushtarak me Poloninë, duke e cilësuar atë si “shembullor” dhe duke thënë se Polonia është model për vendet e tjera të rajonit për shkak të investimeve të saj serioze në mbrojtje.

Në intervistë, Merilo foli edhe për kërcënimet hibride, duke theksuar se Estonia përballet çdo ditë me sulme kibernetike, operacione dezinformimi dhe presion ndaj infrastrukturës kritike.

Ai kujtoi sulmet masive kibernetike ndaj Estonisë në vitin 2007 dhe tha se vendi ka ndërtuar kapacitete të rëndësishme për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.

“De jure jetojmë në paqe, por de facto po përballemi me përhapjen e luftës ruse përmes kërcënimeve hibride, sabotimeve dhe presionit të vazhdueshëm”, deklaroi komandanti i Forcave Mbrojtëse të Estonisë.

Në fund, Merilo paralajmëroi se NATO duhet të heqë dorë nga iluzioni se lufta nuk mund të arrijë në territorin e saj.

“Ne duam të besojmë se lufta nuk do të na arrijë, por kjo është një ëndërr idealiste. Rusia e sheh dobësinë si mundësi dhe ne duhet t’ia mohojmë atë mundësi”, përfundoi ai.

ГеоПост

Ознаке: Естонија Русија

Цонтинуе Реадинг

Претходна: Вежбе на прагу Русије, НАТО се спрема за бојно поље којим доминирају дронови

Вежбе на прагу Русије, НАТО се спрема за бојно поље којим доминирају дронови КСНУМКС мин прочитао
  • СВЕТ
  • Вести

Вежбе на прагу Русије, НАТО се спрема за бојно поље којим доминирају дронови

Геопост 25. мaj 2026. године
Амерички конгресмени на Балкану, посета и Косову КСНУМКС мин прочитао
  • БАЛКАН
  • Вести

Амерички конгресмени на Балкану, посета и Косову

Геопост 25. мaj 2026. године
Британија симулира рат са Русијом – почињу војне вежбе у метроу земље КСНУМКС мин прочитао
  • СВЕТ
  • Вести

Британија симулира рат са Русијом – почињу војне вежбе у метроу земље

Геопост 25. мaj 2026. године
Насилни антивладини протести у Србији завршени сукобима са полицијом КСНУМКС мин прочитао
  • БАЛКАН
  • Вести

Насилни антивладини протести у Србији завршени сукобима са полицијом

Геопост 24. мaj 2026. године
САД одобриле продају ракетног система HAWK Украјини, вредног 108 милиона долара КСНУМКС мин прочитао
  • СВЕТ
  • Вести

САД одобриле продају ракетног система HAWK Украјини, вредног 108 милиона долара

Геопост 24. мaj 2026. године
Русија извела масовни напад на Кијев, погођена и резиденција албанског амбасадора КСНУМКС мин прочитао
  • БАЛКАН
  • Вести

Русија извела масовни напад на Кијев, погођена и резиденција албанског амбасадора

Геопост 24. мaj 2026. године

Превод садржаја на друге језике се врши аутоматски и може доћи до грешака!

  • [емаил заштићен]
  • +383-49-982-362
  • Улица Ардијана Краснићија, НН
  • 10000 Приштина, КОСОВО
Кс-твиттер Facebook

Исправке и одбијања

Ауторска права © Геопост | Крит по АФ темама.