Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale Lindje të misionit KFOR kanë kryer trajnime të avancuara për të përmirësuar aftësinë e tyre për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët, një kapacitet gjithnjë e më kritik në mjedisin e sotëm të sigurisë.
Sipas KFOR-it, sistemet e përdorura gjatë trajnimeve mund të ndërhyjnë në frekuencat e kontrollit të dronëve, duke i detyruar ato të kthehen tek operatori, dhe gjithashtu ndikojnë në sinjalet GPS/GNSS, duke i bërë dronët të qëndrojnë pezull, të ulen ose të rrëzohen.
“Ushtrimet forcojnë aftësitë teknike duke theksuar koordinimin, punën në grup dhe përshtatshmërinë në përgjigje ndaj kërcënimeve ajrore në zhvillim,” thuhet në njoftimin e misionit.
KFOR-i ka përdorur këto kapacitete edhe në skenarë operacionalë, duke rritur efektivitetin e misionit për adresimin e sfidave të reja të sigurisë.
“Misioni ynë vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme,” deklaron KFOR-i.
Ai punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) në përmbushjen e roleve të tyre përkatëse./TheGeopost.

Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar
“Serbia nuk ka një parti politike në pushtet, por një grup të organizuar kriminal”
Studentët në Serbi prezantojnë programin parazgjedhor kundër korrupsionit dhe regjimit të Vuçiqit
Vrasja e Oliver Ivanoviqit, kronologjia e një vrasjeje politike në veri të Kosovës
Mali i Zi vazhdon me kinezët: 693.9 milionë euro për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Bar–Boljare
Si u vra Arkani në hollin e hotelit Intercontinental në Beograd, 25 vite nga vdekja e paramilitarit famëkeq serb