Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme
  • Siguri

New York Times i përgjigjet Vuçiqit: Artikull për lidhjet me krimin, bazuar në fakte!

The Geopost May 13, 2023 2 min read
Share the news

New York Times i është përgjigjur akuzave të bëra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili kritikoi ashpër një artikull të shkruar për të pak ditë më parë nga revista amerikane. Në një përgjigje për faqen e internetit Nova.rs, redaksia e New York Times u përgjigj:

“Artikulli i shkruar nga New York Times për gjykimin serb dhe lidhjet midis lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripta gjyqësore dhe raporte të detajuara në terren nga Robert F. Worth. Çdo pretendimi tjetër është i gabuar”.

New York Times e akuzon Vuçiqin për lidhje me krimin global në Serbi. Një artikull i gjatë jep detaje të krimeve të kryera nga banda e Veljko Belivuk. Belivuk është lideri i Janjicari, një grup i njohur i ashtuquajtur i tifozëve të futbollit

“Udhëheqësi i kësaj bande është huligani, një tregtar kokaine, Veljko Belivuk, i cili akuzohet për vrasje dhe krime të tjera të rënda. Ai ka lidhje të mira me policinë dhe shërbimet sekrete. Ai dhe njerëzit e tij janë fotografuar me njerëz me ndikim, ndër të cilët djali i presidentit, Danilo Vuçiq”, thuhet në artikull.

Belivuk dhe 29 anëtarë të grupit të tij u arrestuan në vitin 2021. Sipas transkripteve të gjykatës, Belivuk më vonë pranoi se grupi i tij po punonte nën drejtimin e Vuçiqit dhe “u shërbente nevojave të shtetit”.

Presidenti serb mohoi të gjitha akuzat. “Unë e di që teksti është porositur nga Serbia. E kam marrë mesazhin, nuk jam i frikësuar dhe nuk jam i magjepsur nga gënjeshtrat që po përhapin”, tha Vuçiq në përgjigje të artikullit./Euronews.al/

Continue Reading

Previous: Kosova dyshon se Serbia po riinstalon policinë në veri
Next: Të përballur me presionin perëndimor dhe kërcënimin e borxhit, serbët e Bosnjës po kërkojnë lidhje më të ngushta me Pekinin

Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë

The Geopost October 20, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s

The Geopost October 19, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.