Propagnada ruse nuk është fenomen i ri. Është një fenomen i mirënjohur dhe shqetësues.
Disa nga mënyrat që Kremlini përdor për të përhapur dezinformata janë me anë të mediave të cilat sponsorizohen nga Rusia si dhe nëpërmjet faqeve të ndryshme në rrjete sociale.
Ambasada e Rusisë në Afrikën Jugore, nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social “Twitter”, i shërben Kremlinit për përhapjen e dezinformatave.
Kjo faqe, numëron më shumë se 100 mijë ndjekës, të cilët i ‘ushqen’ me propagandë.
The Geopost ka gjetur disa postime brenda kësaj faqeje të cilat nuk përbëjnë asgjë të vërtetë, por për qëllim kanë dezinformimin.
Bombardimet e NATO-s në Beograd, për të ndalur një gjenocid tjetër që po ndodhte në Evropë, kjo faqe i ka paraqitur krejt ndryshe.
Fillimisht, fotografia të cilën ata kanë zgjedhur të postojnë, është krejt ndryshe nga e vërteta. Është fotografi që është bërë në Bagdad, kurse Ambasada e Rusisë në Afrikën Jugore thotë se kanë qenë në Serbi.
We took note of one of the most commonly used wording in the media these days about Russian military operation “is the largest conventional military attack that's been seen since WWII”. One question: what about NATO bombings of Yugoslavia? Wasn’t that in Europe? #DoubleStandards pic.twitter.com/b0PvC5SU2j
— Russia in RSA 🇷🇺 (@EmbassyofRussia) March 17, 2022
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në propagandën e tij të radhës, thotë se armët Stingers dhe Javelins po dërgohen në Ukrainë nga Shqipëria dhe Kosova.
🇷🇺FM #Lavrov: It would be a good idea to find out, exactly, where the weapons now available in Ukraine have gone to – Stingers & Javelins. They are on the black market. Some have surfaced in Albania and Kosovo. The weapons are resold at a discount. The black market is growing pic.twitter.com/30TVcDIpre
— Russia in RSA 🇷🇺 (@EmbassyofRussia) June 22, 2022
Refugjaten shqiptare, Sherife Luta, e cila u largua nga Kosova për shkak të gjenocidit serb, kjo faqe e ka paraqitur si refugjate serbe, duke thënë se “NATO solli vdekje dhe shkatërrim të Jugosllavisë”.