Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po qëndron sot në Shqipëri për Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore, ku në fjalën hapëse deklaroi se dështimet e udhëheqësit rus, Vladimir Putin janë siguria e tyre, raporton The Geopost.
Sipas tij, Putini po bën përpjekje që të përdor diktakte të vjetra për shtetet, që ato të veprojnë siç dëshiron ai.
“Në të kaluarën ka pasur njerëz që janë përpjekur të përcaktojnë fatin e kombeve të tjera, kjo ka ndodhur në Ballkan dhe në Evropën Lindore, tani Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë. Është e rëndësishme për vendet tona të lira që Putini dhe regjimi i tij të humbas, sepse dështimet e tij janë siguria jonë”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas tha po ashtu se çdo komb në Evropë që ruan parimet e komunitetit euroatlantik meriton të jetë pjesë e BE-së. Derisa falenderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe Shqipërinë për të gjithë mbështetjen për Ukrainën si ushtarake ashtu edhe humanitare e politike.
Ndërkaq pas takimit që pati me Ramën, Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, tha se kanë biseduar për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve./The Geopost/

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor