Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq dhe vëllai i tij në qendër të dyshimeve për korrupsion, akuza se po mbahen të fshehura komunikimet

The Geopost November 28, 2025 3 min read
Share the news

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe vëllai i tij Andrej po dalin sërish në komunikimet e reja SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi drejtësinë në favor të grupeve kriminale. Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, flasin për lidhje mes narko-kartelit të Darko Shariq dhe figurave të pushtetit, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë po akuzohet se po i fsheh provat dhe nuk po ia dorëzon Prokurorisë për Krim të Organizuar, shkruan radar, transmeton KosovaPress. Ndërkohë, qeveria po nxit ndryshime ligjore që mund ta neutralizojnë këtë prokurori para se të hapet një hetim që mund të prekë vetë vëllezërit Vuciq.

Presioni i pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) në Serbi ka arritur pikën kritike, ndërsa paralelisht me fushatën mediatike kundër saj, po përgatitet edhe ndërhyrja institucionale për t’ia hequr pavarësinë dhe për ta nënshtruar nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit.

Një nga arsyet kryesore për përshpejtimin e këtij procesi është një pako e re komunikimesh të platformës SKY, e ardhur në Ministrinë e Brendshme të Serbisë nga Europol–dokumente që, sipas burimeve të Radar, përmbajnë dyshime për korrupsion të nivelit të lartë dhe përmendin drejtpërdrejt presidentin Aleksandar Vuçiq dhe vëllain e tij, Andrej Vuçiq.

Ajo që konsiderohet edhe më problematike është fakti që Ministria e Brendshme e Serbisë ende nuk ia ka dorëzuar këtë pako Prokurorisë për Krim të Organizuar, gjë që ka ngritur dyshime mbi tentativën për ta mbajtur informacionin jashtë sistemit të drejtësisë.

Sipas dokumenteve të deritanishme të rrjedhura, të cilat tashmë janë pjesë e procedurave gjyqësore në vende të ndryshme të rajonit, në komunikimet SKY të grupeve kriminale serbe përmenden, Aleksandar Vuçiq me nofkën “Oskar”, vëllai i tij Andrej Vuçiq, ish-ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviq (“Edo”) si dhe zyrtari i BIA-s serbe Marko Parezanoviq (“Markus”).

Burime nga hetimet tregojnë se në bisedat e grupit të Darko Shariqit përcillet ideja se “vendimet gjyqësore mund të ndikohen vetëm përmes Oskarit”, ndërsa në komunikime flitet për takim në BIA ku kanë marrë pjesë persona nga struktura të larta të drejtësisë dhe të zbulimit.

Vëllai i të burgosurit Darko Shariq, Dushko Shariq, në një mesazh të 26 majit 2020, shkruan:

“E vetmja rrugë reale është përmes Markusit drejt Oskarit. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë… Kushdo tjetër nuk mundet”, duke iu referuar kështu Aleksandar Vuciqit me nofkën tashmë të njohur për publikun, Oskar.

Në një komunikim tjetër, i publikuar nga media malazeze Vijesti, krimineli i dyshuar Petar Lazoviq flet drejtpërdrejt për Vuçiqin me sharje dhe më pas, në mënyrë indikative, disa prej dëshirave të tyre—përfshirë rrëzimin e dënimeve të Shariqit- realizohen në gjykatat serbe.

Dokumentet e reja të SKY-t, të cilat Ministria e Brendshme e Serbisë për momentin nuk po i dorëzon TOK-ut, lidhen me korrupsion të nivelit të lartë dhe përdorim të institucioneve shtetërore për mbrojtjen e rrjeteve kriminale. Sipas burimeve, komunikimet e reja e përmendin sërish emrin e Aleksandar dhe Andrej Vuçiq, duke krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat e drejtësisë në vend.

Një sërë vendimesh të gjykatave—rrëzimi i dënimeve të mëparshme të Shariqit, heqja nga rasti e gjyqtarit Milimir Lukiq, si dhe lirimi i kriminelit nga burgu në arrest shtëpie—po shihen nga ekspertët e drejtësisë si të sinkronizuara me interesat e rrjetit kriminal dhe një pjesë të pushtetit politik.

Burimet brenda Prokurorisë dhe policisë pohojnë se ekziston frikë reale se TOK-u mund të marrë masa ndaj figurave të larta, nëse pakoja e re e SKY-t përfshihet në hetime. Pikërisht për këtë arsye, pushteti ka nisur procedurat për ndryshimin e ligjit, me synim transformimin e TOK-ut në një departament të zakonshëm nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit. Nëse kjo ndodh, sipas ekspertëve, çdo hetim që prek figurat e larta politike—përfshirë vëllezërit Vuçiq – mund të ndalet përpara se të fillojë.

/Kosovapress

Continue Reading

Previous: Zgjedhjet lokale në tri komuna në Serbi në dritën e akuzave të reja për parregullsi
Next: Faqja nacionaliste serbe Bunker përkrah narrativa të urrejtjes ndëretnike

SHBA-ja paralajmëron Serbinë për bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

SHBA-ja paralajmëron Serbinë për bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale

The Geopost September 14, 2026
Alarm për dron në Lituani, NATO ngrit avionët luftarakë – objekti rezulton të jetë tufë zogjsh 2 min read
  • Lajme

Alarm për dron në Lituani, NATO ngrit avionët luftarakë – objekti rezulton të jetë tufë zogjsh

The Geopost September 14, 2026
Stradner: FSB-ja do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi, inteligjenca serbe dhe ruse po bashkëpunojnë për të ndalur studentët 2 min read
  • Lajme

Stradner: FSB-ja do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi, inteligjenca serbe dhe ruse po bashkëpunojnë për të ndalur studentët

The Geopost September 14, 2026
Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?! 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!

The Geopost September 11, 2026
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit

The Geopost September 9, 2026
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë

The Geopost August 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.