Gjatë pushtimit rus të Ukrainës, e gjithë bota po bojkoton sportin rus, shumë ndeshje futbolli , sikur edhe tw sporteve tjera janë anuluar.
Sipas Istraga.ba Sport Klub në llogarinë e tij në Twitter ka disa kanale dhe transmeton drejtpërdrejt ndeshjet e Kupës së Futbollit të Federatës Ruse. Pronar i SK është grupacioni pas të cilit qëndron Dragan Šolak. I njëjti grup është pronar i Telemach BH, i cili nuk e përjashtoi kanalin propagandistik rus Russia Today nga oferta e tij.
Dok cijeli svijet bojkotuje ruski sport, Sport Klub uživo prenosi utakmice fudbalskog Kupa Ruske Federacije. Vlasnik SK je grupacija iza koje stoji Dragan Šolak. Ista grupacija je vlasnik i @TelemachBH koja iz svoje ponude nije izbacio ruski propagandni kanal – Russia Today pic.twitter.com/E5x3T59llG
— Istraga.ba (@IstragaB) March 2, 2022
Pas një sërë sanksionesh kundër Rusisë (UEFA, FIFA, Euroliga dhe FIBA), wshtw deklaruar edhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit (FNT).
FNT dënoi pushtimin rus të Ukrainës dhe pranimin e Bjellorusisë, ku gjithashtu deklaroi se do të anulonte të gjitha turnetë e FNT-sw në ato vende dhe se Bordi i FNT-sw vendosi të pezullojë menjëherë Federatën e Tenisit të Rusisë dhe Federatën e Tenisit të Bjellorusisë nga anëtarësimi dhe pjesëmarrjen në të gjitha garat ndërkombëtare deri në një njoftim të dytë.
UEFA dhe FIFA kanë pezulluar deri në një njoftim tjetër përzgjedhjen e Rusisë dhe të gjitha klubeve të tyre nga garat ndërkombëtare, ndërsa sot e kanë plotësuar lajmin me informacionin se arbitrat nga ky vend nuk do të gjykojnë në periudhën e ardhshme./The Geopost