Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Shqipëria dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës, kërkon kriminelët të dalin para drejtësisë 

The Geopost September 25, 2023 4 min read
Share the news
Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e armatosur të një grupi kriminel në veri të Kosovës, duke kërkuar masa urgjente për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, raporton The Geopost.
Presidenti i shtetit shqiptar ka dënoj sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
“Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Begarj. “I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”
Presidenti shqiptar ka thënë se në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. “Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, ka shtuar Begaj.
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që të merren masa të jashtëzakonshme për të mos lejuar përkeqësimin e situatës përpara se kriza në veri të Kosovës të dalë jashtë kontrollit dhe të destabilizojë Ballkanin.
“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur.”, ka thënë Rama.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, poashtu ka dënuar sulmin me armë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë”, ka thënë Hasani. “Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”.
Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovë.
“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave të policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023! Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj.
Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike (PD) në opozitë, ka vlerësuar se “dështoi skenari i Beogradit!”
“Dënoj gjithashtu deklaratën e serbomadhit Vuçiç, në të cilën ai faktoi se nuk është dorëjashtë në sulmin e grupit terrorist të organizuar dhe sponsorizuar nga Beogradi”, ka thënë Berisha
Ish-presidenti i shtetit Ilir Meta, tani lider i Partisë së Lirisë, ka dënuar “sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri”.
“Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit. Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, ka thënë Meta.

Continue Reading

Previous: Ditë zie në Kosovë, situata mbetet e tensionuar
Next: Eksluzive: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin 

Sulmi preciz i MiG-29 ukrainas godet objektet ruse 3 min read
  • Lajme

Sulmi preciz i MiG-29 ukrainas godet objektet ruse

The Geopost June 14, 2025
Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit 3 min read
  • Lajme

Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit

The Geopost June 14, 2025
MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta 1 min read
  • Lajme

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

The Geopost June 13, 2025
Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, ndërsa rajoni përgatitet për pasojat 2 min read
  • Lajme

Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, ndërsa rajoni përgatitet për pasojat

The Geopost June 13, 2025
Zelensky thotë se sanksionet shtesë mund ta “detyrojnë Putinin të kërkojë paqe”, ndërsa Rusia sulmon përsëri Kharkivin 5 min read
  • Lajme

Zelensky thotë se sanksionet shtesë mund ta “detyrojnë Putinin të kërkojë paqe”, ndërsa Rusia sulmon përsëri Kharkivin

The Geopost June 13, 2025
Përballje midis superfuqive në Beograd: Rasti i arrestimit të “Agjentit Jack” kinez dhe  dhe bashkëpunëtorit britanik 21 min read
  • Lajme

Përballje midis superfuqive në Beograd: Rasti i arrestimit të “Agjentit Jack” kinez dhe  dhe bashkëpunëtorit britanik

The Geopost June 13, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.