Skip to content
The Geopost

The Geopost

Rythmic Geostrategic Tracking

  • LAJME
  • SIGURI
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • FACT CHECKING
  • Shqip
    • Shqip
    • Srpski
    • English
  • Ballkan
  • Lajme

Shpallen terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”

The Geopost June 30, 2023 2 min read

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se këto dy organizata paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë.

“Bazuar në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, këto formacione ilegale paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë. Për këtë e nisur nga fakti se kërcënimi ndaj rendit juridik e kushtetues ndaj vendit tonë është i pakompromis e duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim, ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ shpallen organizata terroriste”, u shpreh ai.

Ky propozim i Qeverisë u kundërshtua nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që ta rishqyrtojë propozimin, e të mos “merren vendime të ngutshme”.

“Disa propozime janë të ngutura dhe mendoj se duhet të ecim me shumë kujdes. Me respekt ndaj jush ministër, ju jeni punëtor. Ju lus që nëse ka mundësi sërish të mendoni që edhe një herë të shohim këtë propozim dhe vendim, sepse frikësohem se do të ndahemi nga bashkëbiseduesit tanë në veri. Qasja e tillë do të na largoj shumë”, tha Rashiq.

E Sveçla iu përgjigj se shpallja e këtyre organizatave si terroriste është kruciale për qytetarët.

Ai gjithashtu tha se ky vendim nuk i prek pjesëtarët e këtyre dy organizatave që janë integruar më herët.

“Ky vendim nuk prek askënd i cili deri në momentin e shpalljes së organizatave terroriste ka qenë pjesë e këtyre organizatave e nuk ka kryer vepra penale tashmë. Pra, nuk vihen në rrezik pjesëtarët e këtyre organizatave që janë integruar më herët”, deklaroi ministri. /Telegrafi/

Continue Reading

Previous: Katër fëmijë mes 11 të vdekurve në sulmin me raketa në restorantin ukrainas
Next: Hovenier: Sulmuesit e KFOR-it, policisë dhe gazetarëve duhet dhënë llogari

Rusia fajëson qeverinë e Kosovës për “gjakderdhjen” 2 min read
  • Lajme

Rusia fajëson qeverinë e Kosovës për “gjakderdhjen”

The Geopost September 26, 2023
Komuniteti transatlantik rreshtohet pas Kosovës, përgjegjësi për sulmin e armatosur 4 min read
  • Lajme

Komuniteti transatlantik rreshtohet pas Kosovës, përgjegjësi për sulmin e armatosur

The Geopost September 25, 2023
Mali i Zi dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe bën thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve 2 min read
  • Lajme

Mali i Zi dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe bën thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve

The Geopost September 25, 2023
Maqedonia e Veriut e shqetësuar për sigurinë, dënon sulmin e armatosur në veri të Kosovës  5 min read
  • Lajme

Maqedonia e Veriut e shqetësuar për sigurinë, dënon sulmin e armatosur në veri të Kosovës 

The Geopost September 25, 2023
Eksluzive: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin  1 min read
  • Lajme

Eksluzive: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin 

The Geopost September 25, 2023
Shqipëria dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës, kërkon kriminelët të dalin para drejtësisë  4 min read
  • Lajme

Shqipëria dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës, kërkon kriminelët të dalin para drejtësisë 

The Geopost September 25, 2023
Tweets by theGeopost

logos_together

The Geopost is sponsored by the U.S. Embassy in Kosovo and the Bureau of Educational & Cultural Affairs (ECA) through their TechCamp Kosovo project implemented in partnership with FLOSSK.

The opinions, findings and conclusions stated herein are those of the author[s] and do not necessarily reflect those of the United States Department of State.”

Impressum

Contact

  • [email protected]
  • Qendra Tregtare
    Bregu i Diellit, 10000 Prishtinë
Facebook-f Twitter Youtube

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.