Është raportuar se Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka vrarë një anëtar të ekipit të negociatorëve, i dyshuar për tradhti.
Sipas burimeve të “Ukrainska Pravda”, Denis Kireev u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar.
I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi.
Deri më tani, ky lajm nuk është mohuar as pohuar nga autoritetet ukrainase dhe mund të jetë pjesë e fushatës së Rusisë për dezinformim.