Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Serbia në panik nga investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim

The Geopost December 20, 2025 3 min read
Share the news

Deklaratat dhe raportimet e fundit nga analistë serbë dhe media pro-regjim në Serbi e kanë kthyer në temë kryesore publike blerjen e sistemeve amerikane dhe investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, duke i paraqitur këto zhvillime përmes një narrative alarmuese dhe paniku.

Shkaku kryesor i këtyre reagimeve lidhet me marrëveshjen e nënshkruar në muajin dhjetor ndërmjet Kosovës dhe kompanisë amerikane AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.

Marrëveshja u bë publike më 17 dhjetor nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe u pasua menjëherë nga reagime të ashpra në mediat dhe diskursin publik serb.

Edhe vetë analistë serbë të sigurisë kanë pranuar rëndësinë e kësaj blerjeje.

Eksperti serb i sigurisë Goran Janiqeviq, duke folur në Televizionin Publik të Serbisë (RTS), theksoi se bëhet fjalë për një blerje me peshë të veçantë, duke deklaruar se “kjo është hera e parë që dikush, si subjekt juridik, blen këtë lloj sistemi”.

Megjithatë, Janiqeviq e paraqiti modernizimin e pajisjeve ushtarake të Kosovës si kërcënim për Serbinë.

“Prishtina po blen nga Amerika helikopterë Black Hawk dhe automjete të blinduara Humvee. Sipas paralajmërimeve, nga viti i ardhshëm do të ketë në dispozicion edhe të parat nga 246 raketa amerikane kundërtanke Javelin. Deri në fund të vitit 2026 planifikohet të përfundojë edhe fabrika e municionit në Gjakovë, si dhe objekti prodhues për dronë në Gjilan, dronët e parë të të cilit Albin Kurti i prezantoi muajin e kaluar”.

“…Në katër vitet e fundit, autoritetet e Prishtinës kanë investuar 430 milionë euro në forcimin e njësive të tyre të armatosura. Qëllimi i tyre, siç ka deklaruar Kurti, është që në katër vitet e ardhshme të shpenzojnë dyfish më shumë –1 miliard euro,” tha Janiqeviq.

Narrativa e panikut u amplifikua më tej nga portale dhe media serbe me orientim pro-qeveritar dhe pro-presidentit Aleksandar Vuçiq.

Portali BLIC shkroi se “Prishtina po armatoset: blen sisteme amerikane të artilerisë që kombinojnë obuzin 105 mm me një automjet të lehtë ushtarak”, duke e paraqitur marrëveshjen si zhvillim kërcënues për sigurinë rajonale.

Në të njëjtën linjë raportuan edhe mediat B92 dhe Telegraf RS, të njohura për afërsinë e tyre me pushtetin në Beograd, të cilat përdorën tone alarmiste në titujt e tyre: “Prishtina po armatoset! Po blen obuzë amerikanë Hawkeye: Çfarë janë ato dhe pse konsiderohen të rrezikshme?”

Aktorët politikë dhe mediatikë në Serbi e kanë paraqitur si arsye për shqetësim edhe faktin se Qeveria e Kosovës, në vitet e fundit, ka rritur ndjeshëm buxhetin për sektorin e mbrojtjes.

Për vitin aktual, buxheti i ndarë për këtë sektor arrin në 207.8 milionë euro, një shifër që në diskursin publik serb interpretohet si tregues i “militarizimit” të Kosovës.

Këto raportime dhe deklarata janë një përpjekje e vazhdueshme për të ndërtuar një narrativë frike rreth forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, pavarësisht faktit se investimet në fjalë janë bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe në përputhje me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne dhe profesionale, të orientuar drejt standardeve euroatlantike./TheGeopost.

Tags: FSK NATO Serbia SHBA Ushtria e Kosovës

Continue Reading

Previous: Ligji i Mbrojtjes 2026: SHBA vendos Kosovën në plan të parë të sigurisë rajonale
Next: Serbia nën kthetrat e Rusisë për NIS-in: SHBA kërkon shkëputjen e Beogradit nga nafta ruse

Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar

The Geopost January 18, 2026
“Serbia nuk ka një parti politike në pushtet, por një grup të organizuar kriminal” 3 min read
  • Ballkan

“Serbia nuk ka një parti politike në pushtet, por një grup të organizuar kriminal”

The Geopost January 18, 2026
Gjenerali i NATO-s: Aktivitetet e përbashkëta Rusi–Kinë në Arktik rrezikojnë Aleancën 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Gjenerali i NATO-s: Aktivitetet e përbashkëta Rusi–Kinë në Arktik rrezikojnë Aleancën

The Geopost January 18, 2026
Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia

The Geopost January 18, 2026
Studentët në Serbi prezantojnë programin parazgjedhor kundër korrupsionit dhe regjimit të Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Studentët në Serbi prezantojnë programin parazgjedhor kundër korrupsionit dhe regjimit të Vuçiqit

The Geopost January 17, 2026
Vrasja e Oliver Ivanoviqit, kronologjia e një vrasjeje politike në veri të Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, kronologjia e një vrasjeje politike në veri të Kosovës

The Geopost January 17, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.