Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Serbia ia refuzon lejen e qëndrimit një tjetër kritikut të Putinit, mund të burgoset në Rusi

The Geopost July 26, 2023 2 min read
Share the news
Një grup rus kundër luftës së Rusisë në Ukrainë që ka shkuar në Serbi tha të martën se autoritetet serbe kanë refuzuar të zgjasin lejen e qëndrimit të një prej aktivistëve të tij, një kritik i presidentit rus Vladimir Putin.
Shoqëria Demokratike Ruse tha se një nga themeluesit e saj, Vladimir Volokhonski, kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por autoritetet përmendën një rrezik sigurie si arsye për vendimin e tyre.
The Washington Post thotë se policia serbe nuk ka komentuar mbi këtë çështje.
Ndërsa, një kopje e një dokumenti policor të siguruar nga grupi rus tha se një vlerësim sigurie i çështjes së Volokhonski-t tregoi “pengesa” të paspecifikuara për zgjatjen e qëndrimit të tij.
Në fillim të këtij muaji, policia serbe ndaloi përkohësisht hyrjen për një tjetër aktivist të shquar rus kundër luftës, Peter Nikitin, i cili u detyrua të kalonte më shumë se një ditë në aeroportin e Beogradit përpara se të lejohej.
Volokhonski, një politikan opozitar nga Shën Petersburgu, iku në Serbi pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, tha organizata e tij. Kthimi i tij në Rusi do të nënkuptonte burgim, tha grupi.
Rreth 200,000 qytetarë rusë besohet se kanë ikur në Serbi që nga fillimi i luftës pasi kombi sllav nuk kërkon viza për rusët.
Rusia ka marrëdhënie vëllazërore me Rusinë dhe ato i ka vazhduar edhe pas agresionit të nisur të Rusisë në Ukrainë. Serbia është shteti i vetëm në Europë bashkë me Bjellorusinë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Për shkak që Serbia nuk i ka përshtatur politikat e jashtme me Bashkimin Evropian, në vazhdimësi ka marrë kritika derisa në BE ka shqetësime për lidhjet e Serbisë me Rusinë.
Shtetet e Bashkuara vendosën së fundmi sanksione kundër shefit të inteligjencës pro-ruse të Serbisë, Aleksandar Vulin, duke e akuzuar atë për krime dhe korrupsion. Mediat serbe kanë raportuar se Vulin ka përgjuar një takim të opozitës ruse në Beograd në vitin 2021.
Presidenti i Serbisë ka mbrojtur Vulinin duke thënë se SHBA e sanksionoi atë për lidhjet që ka me Rusinë, por jo edhe për korrupsion./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq i paguan 720 mijë dollarë në vit firmës amerikane Karv për të bindur senatorët se nuk është diktator, i korruptuar, agjent i Putinit: Zbulon avokati nga Beogradi Čedomir Stojković
Next: Serbët mirëpresin punën e policëve të rinj të këtij komuniteti në komunat veriore

Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë 7 min read
  • Lajme

Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë

The Geopost May 19, 2025
Serbi, kërkohet nga Prokuroria që të identifikojë dhe ndjekë penalisht njerëzit nga kabineti i Vuçiqit 2 min read
  • Lajme

Serbi, kërkohet nga Prokuroria që të identifikojë dhe ndjekë penalisht njerëzit nga kabineti i Vuçiqit

The Geopost May 19, 2025
Dodik është bërë i padëshiruar në të gjithë BE-në: Mesazhi për qytetarët e RS është i qartë… 3 min read
  • Lajme

Dodik është bërë i padëshiruar në të gjithë BE-në: Mesazhi për qytetarët e RS është i qartë…

The Geopost May 17, 2025
Ukraina dhe Rusia larg në bisedime të drejtpërdrejta, por u arrit marrëveshje për shkëmbim të burgosurve 3 min read
  • Lajme

Ukraina dhe Rusia larg në bisedime të drejtpërdrejta, por u arrit marrëveshje për shkëmbim të burgosurve

The Geopost May 17, 2025
Mesazhi politik i Kinës dhe përkujtimi i përvjetorit të bombardimit të Beogradit në Serbi 10 min read
  • Lajme

Mesazhi politik i Kinës dhe përkujtimi i përvjetorit të bombardimit të Beogradit në Serbi

The Geopost May 16, 2025
“Putin duhet të paguaj çmimin”, Kryeministri britanik flet nga Samiti i Tiranës 2 min read
  • Lajme

“Putin duhet të paguaj çmimin”, Kryeministri britanik flet nga Samiti i Tiranës

The Geopost May 16, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.